NACIFIC Real Floral Calendula Essence është esencë me veti hidratuese dhe qetësuese.
Esenca përmban Calendula dhe Tea Tree për të qetësuar lëkurën, si dhe Acid Hialuronik, i cili ofron hidratim në shtresat më të thella të saj. Ka një teksturë të këndshme xheli, që përthithet lehtësisht dhe i jep lëkurës shkëlqim të bukur.
Përbërësit kyç:
- Niacinamide: Nxisin prodhimin e ceramdieve, njëtrajtësojnë tonin, zvogëlojnë pamjen e poreve.
- Panthenol: Provitaminë me veti hidratuese dhe qetësuese.
- Trehalose: Një lloj sheqeri që tërheq ujin, për të ruajtur hidratimin në afatgjatë në lëkurë.
- Betaine: Një aminoacid i nxjerrë nga panxhari i sheqerit, me veti hidratuese dhe mbrojtëse për lëkurën, që ndihmon me ruajtjen e balancës së ujit në qelizat e saj.
- Adenosine: Një përbërje bioorganike që forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës. Ka veti antiinflamatore dhe forcon barrierën e lëkurës.
- Ekstrakti i lules Calendula Officinalis: Ekstrakt bimor me efekt shërues, që përmban flavonoide me veti antioksiduese dhe antiinflamatore.
- Sodium Hyaluronate: Forma më efektive e acidit hialuronik, e njohur për aftësinë për të mbajtur deri në 1000 herë peshën e saj në ujë, si një sfungjer që mban lëkurën të butë dhe të mbushur.
- Ekstrakti i Tea Tree (Melaleuca Alternifolia): Me veti të forta antiseptike, antibakteriale dhe antiinflamatore, shumë efektiv kundër akneve.
- Ekstrakti i Centella Asiatica: Bimë shëruese me veti antiinflamatore që stimulon sintezën e acidit hialuronik, hidraton dhe rrit nivelin e antioksidantëve në lëkurë.
- Ekstrakti i lules së kamomilit (Chamomilla Recutita): Bar bimor medicinal me veti qetësuese për shkak të përbërësve bisabolol dhe chamazulene, me veprim të lehtë antioksidues.
Përbërësit:
Water, Glycerin, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Isopentyldiol, Panthenol, Trehalose, Carbomer, Tromethamine, Betaine, Ethylhexylglycerin, Hydroxyethylcellulose, Propanediol, Polyglyceryl-10 Laurate, Adenosine, Xanthan Gum, Disodium EDTA, Calendula Officinalis Flower Extract(100ppm), Sodium Hyaluronate, Allantoin, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Extract, Cymbopogon Citratus Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Extract, Chrysanthellum Indicum Extract, Centella Asiatica Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract










