Niacinamide Serum nga Nerds është një serum i cili garanton lëkurë të lëmuar, pa pore të dukshme, me teksturë të rregullt, me pamje të rafinuar dhe të ekuilibruar. I formuluar me 12% Niacinamide e Zink, kjo formulë e performancës së lartë, por që respekton lëkurën, trajton disa probleme njëkohësisht – përfshirë yndyrën e tepërt, poret e dukshme dhe teksturën jo të barabartë, për një çehre më të rafinuar dhe të ekuilibruar. Niacinamidet balancojnë prodhimin e yndyrës, forcojnë barrierën, përmirësojnë tonin e pabarabartë të lëkurës ndërkohë që zinku balancon yndyrën dhe redukton pamjen e poreve. I pasur me Allantoin, serumi qetëson lëkurën dhe i ofron lëkurës komfort, duke e bërë të rehatshëm edhe për lëkurën sensitive.
- 12% Niacinamide: i njohur për përfitimet e tij të shumanshme, Niacinamidi (një formë e vitaminës B3) përmirëson teksturën e lëkurës, minimizon poret, redukton inflamacionin dhe rregullon prodhimin e sebumit. Ai është i përshtatshëm për lloje të ndryshme lëkure, duke përfshirë lëkurën me tendencë akneike dhe atë që shfaq shenja plakjeje.
- Zinc PCA: kontribuon në balancimin e sebumit dhe ndihmon në kontrollin e yndyrës, duke e bërë atë efektiv për menaxhimin e lëkurës me tendencë akneike. Përveç kësaj, ai ndihmon në ruajtjen e funksionit të barrierës natyrale të lëkurës dhe mbështet shëndetin e saj të përgjithshëm.
- Sodium PCA: i derivuar nga aminoacidet, Sodium PCA vepron si një humektant natyral i cili tërheq lagështinë nga mjedisi dhe ndihmon në ruajtjen e hidratimit në lëkurë. Imiton faktorët natyralë hidratues që prodhohen nga vetë lëkura, duke kontribuar në hidratimin dhe elasticitetin e saj.
- Pantenol: agjent hidratues i cili depërton thellë në lëkurë dhe shndërrohet më pas në acid pantotenik. Ndihmon në hidratimin dhe qetësimin e lëkurës, duke e bërë lëkurën të lëmuar dhe më rezistente.
Përdorimi:
Aplikoni mjaftueshëm sasi nga serumi në lëkurë të pastër, në rutinën e mëngjesit dhe të mbrëmjes duke evituar zonën e buzëve dhe të syve. Pasojeni rutinën me një krem hidratues.
Ingredientët:
Water/Aqua/Eau, Niacinamide, Propanediol, Sodium PCA, Propylene Glycol, Zinc PCA, Panthenol, Allantoin, Xanthan Gum, Phenoxyethanol, Ethylhexylglycerin, Citric Acid












