Centella Asiatica Clenasing Balm nga Nerds është një balm pastrues i njohur për vetitë e tij qetësuese falë Centella Asiatica dhe esterëve me bazë bimore dhe vajrave të pasur me acid linoleik. Ky kombinim unik ndihmon në tretjen pa mundim të grimit, yndyrës, filtrave të kremit kundër diellit dhe papastërtive të tjera, duke i dhënë lëkurës pamje të pastër e të freskët në çdo përdorim. Balsami rrëshqet butë në lëkurë, duke u shndërruar në vaj që shpërbën menjëherë papastërtitë. Kur bie në kontakt me ujin, ai transformohet në një emulsion kremoz si qumësht që shpëlahet lehtësisht, duke e lënë lëkurën tuaj të ndjehet e freskët, e pastër dhe tepër e butë. Falë pastrimit të detajuar që balmi i siguron lëkurës, lëkura arrin ti përthithë më shpejt gjithë produktet e tjera pasuese të rutinës së kujdesit për lëkurën.
Përmban:
- Ekstrakt Centella Asiatica: bimë me efekt qetësues dhe anti-inflamator që ndihmon në reduktimin e skuqjeve dhe irritimit të lëkurës. Suporton rigjenerimin qelizor dhe shërimin e lëkurës, ndërkohë që i jep hidratim dhe mbron barrierën mbrojtëse të saj. Vetitë anti-oksiduese të Centellës e mbrojnë lëkurën nga dëmtimi mjedisor, duke e bërë at[ përbërësin ideal për lëkurë sensitive ose akneike.
- Vaj bajame e ëmbël: hidratues me efikasitet të lartë i cili ushqen thellësisht si edhe zbut lëkurën, pa e rënduar aspak. Ka veti anti-inflamatore dhe ndihmon në qetësimin e skuqjeve, irritimit dhe ofron po ashtu mbrojtje ndaj dëmtimeve mjedisore. I pasur në vitaminë E dhe anti-oksidantë, suporton rigjenerimin qelizor dhe ruajtjen e hidratimit në lëkurë.
- Vitaminë E: anti-oksidant i fuqishëm i cili e mbron lëkurën nga stresorët mjedisorë dhe stresi oksidativ. Jo vetëm e ushqen lëkurën por gjithashtu ndihmon rigjenerimin e barrierës lipidike. Vitamina E mbron edhe vetë formulën nga stresi oksidues i shkaktuar nga ajri, drita dhe faktorët mjedisorë.
Përdorimi:
Në lëkurë të thatë, aplikoni sasi të bollshme nga balmi dhe masazhoni me lëvizje rrethore për 30-60 sekonda. Më pas, shpëlajeni me ujë të vakët. Pasojeni rutinën me larësin ujor.
Ingredientët:
Ethylhexyl Palmitate, Caprylic/Capric Triglyceride, Sorbeth-30 Tetraoleate, Synthetic Wax, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, PEG-5 Glyceryl Triisostearate, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Oil, Centella Asiatica Extract, Tocopherol, Phenoxyethanol












