Lightweight Hydrate UV Defense Lotion SPF50 nga Nerds është një locion kundër diellit me filtra kimikë, i cili ofron mbrojtje të lartë ndaj rrezeve UV, sepse përdor filtra të avancuar të gjeneratës së re, për të mbrojtur në mënyrë efikase lëkurën, pa lënë aspak shenja të bardha pas. I pasur në përbërës hidratues si glicerinë dhe allantoin, që ndihmojnë në lehtësimin dhe e skuqjeve dhe hidratimin e lëkurës, ndërkohë që mbrojnë nga ekspozimi i përditshëm ndaj diellit. Formula pa fragrancë ofron përfundim natyral, të lehtë dhe që përhapet në mënyrë uniforme – duke e bërë atë një bazë ideale për aplikimin e makeup.
Përmban:
-
Tinosorb M: ofron mbrojtje të jashtëzakonshme kundër rrezeve të dëmshme UVA dhe UVB. Falë stabilitetit të tij, ai e ruan efektivitetin e vet në afatgjatë, ndërsa rehatia me lëkurën e bën atë të përshtatshëm edhe për lëkurë sensitive
-
Tinosorb S: ofron mbrojtje mjaft efektive ndaj rrezeve UV. Formula e tij miqësore me lëkurën rekomandohet gjithashtu për personat me lëkurë të ndjeshme
-
Uvinul A Plus: ofron mbrojtje efektive kundër plakjes së parakohshme të lëkurës. Ky filtër është veçanërisht i specializuar në bllokimin e rrezeve UVA me valë të gjata, për të kontribuar në ruajtjen e shëndetit të lëkurës.
-
Uvinul T50: ofron mbrojtje të jashtëzakonshme kundër rrezeve UVB të diellit. Rezistenca e tij e shkëlqyer ndaj ujit dhe formula miqësore me lëkurën e bëjnë atë një zgjedhje ideale për mbrojtjen e lëkurës. Me këtë filtër, ne sigurojmë njëkohësisht hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës.
- Allantoin, Glicerinë: me përbërës hidratues të cilët tërheqin lagështinë nga atmosfera dhe ia trasferojnë lëkurës. I shtojnë kremit të diellit veti anti-inflamatore, rigjeneruese dhe shtojnë elasticitetin në lëkurë
- Vitaminë E: anti-oksidant i fuqishëm i cili mbron lëkurën nga dëmtimet prej rrezeve UV, dëmtimet mjedisore dhe stresi oksidativ. Jo vetëm që ushqen lëkurën por gjithashtu mbështet rigjenerimin e barrierës mbrojtëse natyrale të saj. Vitamina E mbron po ashtu edhe vetë formulën prej dëmtimeve të shkaktuara nga drita, ajri dhe faktorët mjedisorë.
Përdorimi:
Aplikoni mjaftueshëm sasi nga kremi i diellit 20min para se të ekspozoheni ndaj rrezeve UV. Riaplikojeni çdo 4 orë.
Ingredientët:
Water/Aqua/Eau, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Dibutyl Adipate, Propanediol, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Neopentyl Glycol Diheptanoate, C12-15 Alkyl Benzoate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Polymethylsilsesquioxane, Ethylhexyl Triazone, Methylene Bis-Benzotriazolyl Tetramethylbutylphenol, Coco-Caprylate, Glycerin, Isododecane, Decyl Glucoside, Allantoin, Propylene Glycol, Tocopherol, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyacrylate Crosspolymer-6, Xanthan Gum, Phenoxyethanol, Citric Acid, Ethylhexylglycerin
















