Set me 3 produkte nga Nerds i përshtatshëm për lëkurë me tendencë skuqjeje apo rosacea. Formulat e buta dhe delikate me lëkurën suportojnë barrierën, qetësojnë skuqjet dhe inflamacionin e akneve dhe hidratojnë.
Çfarë përfshin seti:
Larës ujor Colloidal Oatmeal Gentle Soothing Cleanser
Pastron papastërtitë pa tharë, ruan ekuilibrin natyral të lëkurës (me pH 5.0-5.5) dhe qetëson skuqjet falë tërshërës dhe inulinës të cilat ushqejnë mikrobiomën e lëkurës.
Serum kremoz me Acid Azelaik nga Nerds
Vepron gjithashtu si hidratues, qetëson skuqjet, përmirëson teksturën e lëkurës, zbeh shenjat dhe i dhënë shkëlqim natyral fytyrës duke mbështetur një barrierë të shëndetshme të lëkurës.
Lightweight Hydrate UV Defense Lotion SPF50
Krem kundër diellit i cili ofron mbrojtje të lartë ndaj rrezeve UV falë filtrave të gjeneratës së re (Tinosorb dhe Uvinul), i cili përthithet menjëherë nga lëkura pa lënë shenja të bardha pas. Baza perfekte për makeup falë formulës hidratuese dhe me efekt plumping.
Përdorimi:
☀︎ Në mëngjes
Në duar të pastra e të lagura, aplikoni sasi nga larësi dhe fërkoni duart. Më pas transferojeni produktin në fytyrë, duke masazhuar lëkurën me lëvizje rrethore. Shpëlajeni lëkurën me ujë të vakët, lëreni të thahet dhe më pas aplikoni serumin kremoz me acid azelaik. Në fund të rutinës, aplikoni kremin kundër diellit dhe riaplikojeni çdo 2-3 orë.
⏾ Në darkë
Në darkë pastrojeni lëkurën me larës, aplikoni serumin kremoz me acid azelaik dhe më pas vazhdoni me hapat e tjerë sipas nevojës suaj.
(Shënim: Kremi i diellit nuk aplikohet në darkë).
Ingredientët:
Kliko linkun mbi secilin produkt














