Niacinamide 20% Treatment nga Paula’s Choice është një trajtues klinik me 20% Niacinamide – i cili garanton minimizim të poreve në 95% të rasteve, trajton aknet, përmirëson teksturën e pabarabartë të lëkurës dhe i jep asaj pamje më të shndritshme e të lëmuar. Niacinamidet njihen për rolin e tyre në balancimin e yndyrës dhe trajtimin e akneve, në rastin e lëkurës së yndyrshme. Gjithashtu, punojnë fort për të unifikuar tonin e pabarabartë të lëkurës prej inflamacionit post-akne. Perfekt për lëkurë mikse/të yndyrshme me pore ose akne ose pa elasticitet prej dëmtimeve nga dielli.
Përmban:
- 20% Niacinamide: superstari i formulës, normalizon prodhimin e yndyrës, ‘ngushton’ poret e zmadhuara, përmirëson teksturën ‘orange-peel’ (e ashpër si lëkurë portokalli) dhe forcon barrierën mbrojtëse. Në përqëndrimin e caktuar, zbeh dukshëm njollat
- Açetil Glukozaminë: aminoacid i cili vepron në sinergji të plotë me Niacinamidet. Janë dyshe e fuqishme që zbehin hiperpigmentimin e akneve dhe njollave
- Ascorbyl Glucoside (derivat i Vitaminës C): formë e stabilizuar e Vit. C që vepron si anti-oksidant, i rikthen shkëlqimin lëkurës, nxit prodhimin e kolagjenit, lufton radikalet e lira
- Ekstrakt i mrekes: ky ekstrakt bimor ka veti natyrale astringjente (shtrënguese) dhe rregulluese të yndyrës. Ndihmon në kontrollin e baktereve dhe mban poret të pastra
- EGCG: antioksidanti kryesor që gjendet tek çaji jeshil. Është një përbërës i fuqishëm që mbron lëkurën nga plakja e parakohshme, redukton inflamacionin dhe ndihmon në qetësimin e lëkurës me prirje për akne
Përmban:
Aplikoi 2-3 pika nga serumi në lëkurë të pastër ose të thatë (pas larësit ose pas tonerit). Masazhoni me lëvizje rrethore derisa të përthithet. Vazhdojeni rutinën me kremin hidratues. Përdorni rregullisht krem kundër diellit gjatë ditës.
Ingredientët:
Water (Aqua/Eau), Niacinamide, Pentylene Glycol, Glycerin, Butylene Glycol, Acetyl Glucosamine, Ascorbyl Glucoside, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Spiraea Ulmaria Extract, Portulaca Oleracea Extract, Camellia Japonica Flower Extract, Epigallocatechin Gallate, Boerhavia Diffusa Root Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Allantoin, Lecithin, Pullulan, Panthenol, Silica, Xanthan Gum, Sclerotium Gum, Propanediol, Sodium Phytate, Sodium Hydroxide, Ethylhexylglycerin, Phenoxyethanol. [il247v3]

















