Përshkrim
A-Game 5 është serum në trajtë emulsioni me 0.05% Retinal, anti-rrudhë i përshtatshëm për këdo që është fillestar me retinoidet dhe kërkon një të butë dhe me potencial të ulët irritimi. Retinali nxit procesin e rinovimit të shtresave të sipërme të lëkurës, duke zëvendësuar qelizat e vjetra me qeliza të reja. Gjithashtu i ndihmon qelizat e lëkurës të prodhojnë më shumë kolagjen dhe elementë të tjerë strukturorë, duke e bërë lëkurën më rinore, të fortë dhe elastike. Përmirëson teksturën e lëkurës, unifikon tonin e saj, e bën të duket e lëmuar dhe me shkëlqim. Përpos faktit që ngadalëson plakjen, retinal është një ingredient perfekt për trajtimin e akneve.
Retinal është një formë e Vitaminës A (retinoideve) e cila është një konvertim më afër Acidit Retinoik (formës bio-aktive të Vitaminës A) krahasuar me Retinol. Duke qenë më pranë, ai vepron 11 herë më shpejt dhe ka potencial krahasimisht më të ulët irritimi sesa Retinol (forma më e njohur e tradicionale e retinoideve). Kjo e bën atë opsion ideal për këdo që do të marë benefitet e retinoideve me më pak irritime
Përdorimi:
Aplikoni sasi produkti sa një bizele në fytyrë në darkë në fytyrë plotësisht të thatë. Mos harroni zonën e qafës dhe evitoni zonën rreth syve dhe gojës. Pas 15 minutash aplikoni kremin hidratues. Nëse dëshironi të ruani barrierën e lëkurës nga irritime të mundshme, mund të aplikoni një serum hidratues paraprakisht dhe lejojeni të përthithet plotësisht nga lëkura. Nuk lejohet në shtatëzani/gjidhënie. Sigurohuni që po aplikoni kremin e diellit gjatë ditës. Mbajeni larg fëmijëve.
Për fillestarët:
Në rast se jeni fillestarë me retinoidet, përdoreni 2-3 herë në javë në rutinën e darkës. Me kalimin e kohës mund ta shpeshtoni dhe ta përdorni edhe çdo natë. Me të krijuar lëkura tolerancë, filloni një përqindje më të lartë si A-Game 10. Gjithashtu, në momentin që i prezantoni për herë të parë lëkurës retinoidet, mund të përballeni me një fazë e cila quhet ‘purging’ dhe që sjell akne të reja, tharje dhe skuqje. Kjo ndodh si pasojë e faktit që retinoidet bëjnë zëvendësimin qelizor dhe kur nxjerrin në sipërfaqe qelizat e vjetra e të maturuara, bashkë me to nxjerrin dhe aknet dhe papastërtitë e tjera të lëkurës. Kjo fazë mund të zgjasë 2-6 javë. Mos e ndërprisni gjatë kësaj faze sepse lëkura do të përmirësohet.
Ingredientët:
Aqua (Water), Caprylic/Capric Triglyceride, Oleyl Erucate, Glycerin, Triheptanoin, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Cyclodextrin, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Biosaccharide Gum-1, Allantoin, Retinal, Rubus Chamaemorus (Cloudberry) Seed Oil, Panthenol, Citric Acid, Tocopheryl Acetate, Disodium Edta, Pentylene Glycol, Lonicera Japonica (Honeysuckle) Flower Extract, Lonicera Caprifolium (Honeysuckle) Flower Extract, Ethylhexylglycerin, Phenoxyethanol







