C-Glow është serum me 15% Vitaminë C të pastër, me teksturë ujore super të lehtë e cila përmban antioksidantë shtesë (Acidi Ferulik dhe vitaminë E) për t’i dhënë serumit më shumë stabilitet si edhe për ti shtuar vetitë mbrojtëse nga radikalet e lira prej rrezeve UV, pluhurave, tymit të cigares e faktorëve të tjerë mjedisorë. Vitamina C është anti-njollë e fuqishme, nxit prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, i jep lëkurës shkëlqim, zbeh shenjat post-akne, pakëson kapilarët, etj. Tepër ekonomike për cilësinë dhe benefitet që ofron.
Vitamina C e Geek & Gorgeous konsiderohet e fortësisë mesatare ndaj nuk do ishte e përshtatshme për fillestarë me lëkurë sensitive. Në raste të tilla mund të konsideroni opsione alternative si SUPER C SERUM ose derivat Vitamine C si ASCORBYL GLUCOSIDE SOLUTION 12%
Përdorimi:
Në lëkurë të pastër e të thatë, aplikoni disa pika nga serumi me Vitaminë C. Në momentin që është absorbuar plotësisht nga lëkura, aplikoni kremin hidratues dhe mos dilni kurrë pa kremin e diellit, sidomos në rastet kur keni aplikuar Vitaminën C sepse jep efektin e kundërt. Vitamina C mund të përdoret në mëngjes dhe darkë, mirëpo duke qenë se gjatë ditës jemi më shumë të ekspozuar ndaj agresorëve mjedisorë, sugjerojmë ta përdorni në mëngjes. Vitamina C e Geek & Gorgeus rekomandohet të ruhet në frigorifer nga momenti i hapjes për të ruajtur stabilitetin e produktit. Konsumojeni brenda 3 muajsh
Vitamina C kur fillon të oksidohet merr ngjyrë të verdhë. Megjithatë është ende e sigurt për tu përdorur. Ndërpriteni Vitaminën C në rast se kthehet në ngjyrë portokalli
Ingredientët:
Water, (L-)Ascorbic Acid, Dimethyl Isosorbide, Butylene Glycol, Peg/Ppg/Polybutylene Glycol-8/5/3 Glycerin, Ferulic Acid, Tocopherol, Phenoxyethanol, Ethylhexylglycerin, Sodium Hydroxide











