-10%

Skincode S.O.S Oil Control Pore Refining Mask (75 ml)

Çmimi origjinal qe: 4580 L.Çmimi i tanishëm është: 4120 L.

S.O.S Oil Control Pore Refining Mask është një maskë me argjilë, e cila largon yndyrën e tepërt, pastron poret, i bën poret më pak të dukshme, përthan aknet dhe zbardh lëkurën. Përpos këtyre, përmban acide të buta të cilat bëjnë eksfolim të butë të lëkurës dhe përmirësojnë teksturën e saj

S.O.S Oil Control Pore Refining Mask është maskë me argjilë të butë e cila përmirëson pamjen e poreve, matifikon dhe e lë lëkurën të butë e të pastër. Largon papastërtitë e poreve, tërheq yndyrën e tepërt, përmirëson teksturën e lëkurës, përthan aknet, i parandalon ato, zbardh lëkurën dhe parandalon njollat. Kryesisht për lëkurat mikse dhe të yndyrshme, akneike.

Përmban:

  • CM-Glukan: Riparon, rigjeneron, ruan lëkurën, ka veti qetësuese dhe shëruese
  • Aktiv rafinues i poreve: Përzjerje e pasur fosfolipidesh nga soja formuluar nga rezine mjekësore greke. ‘Mbledh’ poret, i mban pastër, redukton imperfeksionet, eliminon shkëlqimin e tepërt, veti anti-bakteriale, anti-inflamatore dhe anti-oksiduese
  • AHA (acide alfa-hidroksi): Përzierje botanike me boronicë, kallam sheqeri, limon dhe sheqer panje e cila nxit rigjenerimin qelizor, eksfolion butësisht qelizat e vdekura nga lëkura, i jep lëkurës shkëlqim dhe pamje të lëmuar
  • Argjilë (Kaolin): Absorbon yndyrën, rafinon sipërfaqen e lëkurës, tërheq papastërtitë, përthan aknet

Përdorimi:

Pastrojeni lëkurën, aplikoni mjaftueshëm produkt në lëkurë të thatë dhe mbajeni në lëkurë për 10-15 minuta, duke evituar zonën delikate rreth syve. Shpëlajeni butësisht me ujë të vakët dhe vazhdojeni rutinën me serumin dhe kremin hidratues si zakonisht. Nëse keni lëkurë mikse, aplikojeni në zonat që ju yndyrosen më shumë

Ingredientët:

AQUA (WATER), KAOLIN, PENTYLENE GLYCOL, BUTYLENE GLYCOL, BENTONITE, GLYCERIN, XANTHAN GUM, SODIUM CARBOXYMETHYL BETA-GLUCAN, MICROCRYSTALLINE CELLULOSE, CITRUS AURANTIUM DULCIS (ORANGE) FRUIT EXTRACT, CITRUS LIMON (LEMON) FRUIT EXTRACT, CELLULOSE GUM, LECITHIN, PISTACIA LENTISCUS (MASTIC) GUM, VACCINIUM MYRTILLUS FRUIT EXTRACT, SACCHARUM OFFICINARUM (SUGAR CANE) EXTRACT, ACER SACCHARUM (SUGAR MAPLE) EXTRACT, PENTADECALACTONE, DISODIUM EDTA, CI 77891 (TITANIUM DIOXIDE), ALCOHOL, ETHYLHEXYLGLYCERIN.