Përshkrim
Balancing Serum nga skincode është serum multi-tasking që balancon yndyrën, qetëson lëkurën, parandalon formimin e pikave të zeza dhe akneve (si rezultat i yndyrës së ‘ngecur’ në pore) e rregullon teksturën e pabarabartë. Rezultati: pore më pak të dukshme e më pak të ngarkuara, lëkurë e butë dhe pa shkëlqim, pamje më e pastër dhe e qetë e lëkurës.
Përmban:
- CM-Glukan: Riparon, rigjeneron, qetëson dhe shëron lëkurën
- Acid Salicilik: pastron poret, redukton aknet, rafinon teksturën e çrregullt të lëkurës
- Acnylis®: ekuilibron prodhimin e yndyrës për të kontrolluar shkëlqimin dhe pengon krijimin e akneve të reja, balancon mikrobiomën
- Acid Mandelik: siguron eksfolim të butë për të zbutur teksturën dhe për trajtimin e akneve
Përdorimi:
Aplikojeni 2 herë në ditë, në lëkurë të pastër dhe të thatë. Shmangni zonën rreth syve. Në rast se keni lëkurë mikse, mund ta aplikoni vetëm në zonën T (tek balli dhe hunda).
Ingredientët:
AQUA (WATER), PROPANEDIOL, PENTYLENE GLYCOL, SCLEROTIUM GUM, RHODOMYRTUS TOMENTOSA FRUIT EXTRACT, SALICYLIC ACID, MANDELIC ACID, SODIUM CARBOXYMETHYL BETA-GLUCAN, ACACIA SENEGAL GUM, LAUROYL LYSINE, ETHYLHEXYLGLYCERIN, SODIUM HYDROXIDE, SODIUM BENZOATE, XANTHAN GUM, TOCOPHEROL.










