Hydrating Lip-Plumping Treatment është një trajtues për buzët në trajtë gloss i cili i jep atyre volum që në 3 minutat e para të aplikimit. Formula kombinon 3 përbërës të fuqishëm 20% InstaplumpTM, 1% VolulipTM dhe 1% PrimalHyal (acid hialuronik i tretshëm në yndyrë). Këta ingredientë veprojnë në sinergji për ti dhënë buzëve tuaja jo vetëm volum, por edhe hidratim. Duke qenë se përmban ekstrakt piperi (pra InstaplumpTM) për më shumë efekt fryrje, mund të japë ndjesi djegie që nuk zgjat më shumë se 1 minutë. Përpos volumit, nxit qarkullimin e gjakut tek buzët ndaj në momentin e aplikimit nxjerr më në pah ngjyrën tuaj natyrale. Megjithatë, për rezultate më mbreslënëse, mund të përdorni një laps buzësh paraprakisht
Benefitet:
• i jep buzëve volum
• InstaplumpTM stimulon në mënyrë të menjëhershme buzët duke nxitur qarkullimin e gjakut
• Acidi Hialuronik i jep buzëve pamje të plotë dhe hidratim, butësi, pamje dhe teksturë të përmirësuar dhe që efekt që zgjat
• i lehtë në përdorim, pa ndjesi ngjitje
Përdorimi:
Aplikojeni në buzë të thata. Nuk lejohet të përdoret në buzë të dëmtuara/të çara.
Ingredientët:
















