Skintegra Infrared (30ml)

3200 L

INFRARED është një serum qetësues me acid azelaik, niacinamide e pantenol, i cili qetëson lëkurat që kanë tendencë skuqjeje e irritimesh.

INFRARED është një serum qetësues me acid azelaik, niacinamide e pantenol, i cili qetëson lëkurat që kanë tendencë skuqjeje e irritimesh.

Serumi ul inflamacionin, hidraton dhe rregullon papërsosmëritë e lëkurës. Ka një teksturë të lehtë jo të yndyrshme që përthithet shpejt dhe mund të përdoret së bashku me produkte të tjera të rutinës, pa shkaktuar irritime.  Nuk është i yndyrshëm dhe nuk ndjehet aspak i rëndë në lëkurë.

Efektet e shumta të Infrared vijnë si rezultat i kompleksit të përbërësve si:

  • Një derivat i acidit azelaik (10%) që hidraton dhe jep elasticitet, ndërkohë që qetëson skuqjet dhe njëtrajtëson tonin..
  • Vitaminat B3 (niacinamide) dhe B5 (panthenol) dhe ectoin, forcojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe rigjeneronë dëmtimet nga dielli.
  • Një kompleks përbërësish bimore: ekstrakte të elbit, farave të rrushit licorice, Centella asiatica dhe madecasoside, të cilat kanë veti hidratuese e qetësuese.

Produkti është i përshtatshëm dhe veçanërisht i rekomanduar për problemet si rosacea dhe aknet, të cilat shoqërohen me një barrierë të dëmtuar hidrolipidike të lëkurës, dhe si rezultat i këtij disbalanci shfaqen simptoma inflamatore si kruarje, skuqje dhe procese inflamatore. INFRARED  nuk përmban paraben, aroma, alkool, ngjyrues sintetik apo irritues të tjerë, dhe vjen me shishe qelqi me pipetë.

INFRARED mund të përdoret dy herë në ditë, pas pastrimit të lëkurës. Jep efekte të dukshme edhe pas një përdorimi afatshkurtër.