Geek & Gorgeous Porefectly Clear (30ml)

1200 L

Porefectly Clear është një serum eksfoliues me 2% Acid Salicilik, i cili largon me efikasitet pikat e zeza, yndyrën e tepërt dhe trajton aknet. Acidi Salicilik është lloj acidi që depërton deri në pore ndaj nëse keni lëkurë mikse/të yndyrshme me pore, me siguri ju nevojitet një Porefeclty Clear në rutinë

Porefectly Clear është serum eksfoliues me 2% acid salicilik (pra BHA) kombinuar me Sarcosine (balancon yndyrën). Acidi Salicilik është acid i tretshëm në vaj ndaj arrin të depërtojë deri në pore dhe shkrin prej aty pikat e zeza, largon yndyrën e tepërt, qelizat e vdekura dhe gjithë papastërtitë e grumbulluara aty të cilat mund të bëhen shkak për akne të reja. Gjithashtu, duke qenë se poret janë të pastra, produktet e tjera të rutinës përthithen më mirë nga lëkura dhe nëse përdorni makeup, do ju rrijë perfekt. Lëkura duket më e lëmuar, me shkëlqim dhe me pore më pak të dukshme (sepse tashmë janë të pastra)

Përdorimi:
Acidi Salicilik, ashtu si të gjithë eksfoliuesit mund të përdoret deri në dy herë në javë dhe vetëm në rutinën e darkës. Në lëkurë të pastër e të thatë, aplikoni 2-3 pika nga serumi dhe përhapeni mirë. Pasi të jetë absorbuar, aplikoni serumin hidratues ose direkt kremin hidratues. Mos harroni të aplikoni kremin e diellit gjatë ditës. Mos e përdor në të njëjtën rutinë me aktivet si: Retinoidet, Vitaminë C, Benzol Peroksid. Në rast irritimi, ndërprisni për pak kohë përdorimin e tij. Nuk lejohet në shtatëzani/gjidhënie.

Ingredientët:

Aqua (Water), Pentylene Glycol, Dipropylene Glycol, Methyl Gluceth-20, Salicylic Acid, Butylene Glycol, Sarcosine, Allantoin, Sodium Hydroxide, Xanthan Gum, Disodium EDTA