Lunar Serum Concentrate është një serum koncentrat me peptide i cili hidraton lëkurat e thata ose të dehidratuara dhe zbeh pamjen e rrudhave.
Koncentrati inteligjent përmban peptide inovative (Hexanoyl Dipeptide-3 Norleucine Acetate), të cilat përshpejtojnë rinovimin natyral të qelizave: Palmitoyl tripeptide-1 dhe Palmitoyl tetrapeptide-7, acid hialuronik me peshë molekulare të madhe (1.5-2.0 mDa) dhe të vogël (8-50 kDa), panthenol, fermentet probiotike, aminoacidet, glicerinë dhe madecasoside (CICA).
Kujt i shërben Lunar Serum Concentrate?
Peptidet nxisin në mënyrë të shkëlqyer kolagjenin dhe veprojnë në nivel qelizor, duke parandaluar formimin e rrudhave. Ato transformojnë brenda natës lëkurën e dehidratuar dhe të lodhur.
Peptidet janë një alternativë e shkëlqyer për acidet dhe retinoidët, pasi stimulojnë proceset natyrale të rinovimit qelizor pa shkaktuar asnjë irritim.
Hexanoyl Dipeptide-3 Norleucine Acetate përmirëson pamjen e përgjithsshme të lëkurës dhe i jep asaj jetë e shkëlqim të bukur menjëherë. Kjo e bën këtë serum perfekt sidomos për ndonjë event ku lëkura duhet të duket në më të mirën e vet.
Serumi ka teksturë të lehtë që nuk ngjit dhe nuk bllokon poret. Është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës dhe produkti mund të përdoret si në mëngjes edhe në darkë. Mjaftojnë disa pika për të dhënë efekt WOW.










