COSRX Ultra-Light Invisible Sunscreen SPF50 (50 ml)

Çmimi origjinal qe: 2300 L.Çmimi i tanishëm është: 1610 L.

Ultra-Light Invisible Sunscreen SPF50 PA++++    është një krem dielli i tejdukshëm i cili e mbron lëkurën maksimalisht nga rrezet UV dhe e hidraton dhe qetëson njëkohësisht. Kremi ideal për të gjitha tipet e lëkurës.

Përshkrim

Ultra-Light Invisible Sunscreen SPF50 PA++++ është një krem kundër diellit me filtra kimikë me teksturë transparente, super të lehtë që garanton mbrojtje maksimale pa e yndyrosur dhe pa e rënduar aspak lëkurën. Përkundrazi, formula përmban ingredientë balancues të yndyrës si edhe të niveleve të hidratimit. Pa aromë, pa ngjyrues, nuk i djeg sytë dhe është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë këtu edhe ato akneike apo sensitive. Nuk lë aspak shenja të bardha sepse dhe është 100% i tejdukshëm. Ka përfundim të butë me pak shkëlqim. Tepër i ngjashëm me të famshmin Centella Hyalu-Cica Water Fit Sun Serum SPF50+ PA++++ mirëpo ka më pak shkëlqim

Përmban:

  • ujë nga gjethja e Aloes: qetëson  lëkurën e irrituar dhe lehtëson djegiet e mundshme nga dielli
  • Niacinamide: trajton hiperpigmentimin dhe balancon yndyrën
  • Tokoferol (Vitaminë E): Forcon barrierën e lëkurës, ka veti anti-oksiduese
  • Acid Hialuronik: hidraton lëkurën dhe i jep pamje të shëndetshme
  • Ekstrakt nga lajthia e egër: qetëson lëkurën dhe lehtëson djegiet e mundshme nga dielli

Përdorimi:

Aplikoni 2-3 gishta me krem dielli si hap i fundit i rutinës suaj, 20 minuta para ekspozimit në diell. Sigurohuni ta riaplikoni cdo 2-3 orë për mbrojtje maksimale përgjatë gjithë ditës.

Ingredientët:

Transporti në Tiranë 70 lekë, në rrethe 140 lekë.
Mbyll