Youth Lab Pore Cleansing Duo Set është një set i krijuar për pastrim të thellë dhe kujdes me poret, duke ndihmuar me largimin e papastërtive, yndyrës së tepërt dhe qelizave të vdekura. Formula ndihmon me kontrollin e sebumit, minimizimin e pamjes së poreve dhe përmirësimin e teksturës së lëkurës.
Seti përmban:
- Youth Lab Pore Refine Cleanser: Xhel pastrues që largon make-up-in, papastërtitë dhe yndyrën e tepërt pa e tharë lëkurën. Përmban aminoacide, oligoelemente si zink, bakër dhe mangan, Cocoglucoside, Sodium PCA, Sodium Lactate, Urea dhe Fructose për pastrim, hidratim dhe balancimin e sebumit.
- Youth Lab Blemish Purifying Mask: Maskë pastruese për lëkurë miks e dhe të yndyrshme. Përmban ekstrakt Wintergreen, acid salicilik me origjinë bimore, acid glikolik, zink, PCA dhe ekstrakt Fomes Officinalis, që ndihmojnë me eksfolimin, kontrollin e yndyrës dhe reduktimin e pamjes së poreve.
Përdorimi: Pore Refine Cleanser përdoreni mëngjes dhe mbrëmje në fytyrë, qafë dhe dekolte, më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Blemish Purifying Mask aplikohet pas pastrimit dhe lihet 10–15 minuta; për lëkurë të ndjeshme, deri në 5 minuta, më pas shpëlahet mirë.











