Youth Lab Blemish Control Serum (30ml)

4350 L

Serum eksfoliues i fuqishëm i pasur me kombinim acidesh si Acidi Glikolik dhe Acid Salicilik, për të pastruar me efikasitet poret, duke i dhënë lëkurës pamje të lëmuar, të shndritshme, pa hiperpigmentim e me më pak imperfeksione

Blemish Control Serum është një serum eksfoliues i cili shënjestron pikat e zeza dhe imperfeksionet e lëkurës. Purifikon, përmirëson dhe mirëmban poret, ndërkohë parandalon irritimet për të garantuar lëkurë të lëmuar, pa shenja aknesh me shkëlqim dhe teksturë të njëtrajtshme. Largon qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës duke i dhuruar asaj një shkëlqim të bukur dhe pamje të lëmuar që në aplikimin e parë. I lehtë si ujë, përthithet shpejt dhe jep rezultate të shkëlyera në çdo përdorim. Përveç benefiteve prej eksfoliuesit, do të keni benefite më të mira edhe nga ingredientët e tjerë të rutinës sepse tashmë poret do jenë më të pastra dhe mund ti përthithin më mirë produktet

Përmban:

  • Acid Glikolik (AHA): për eksfolimin e shtresave të sipërme të lëkurës
  • Acid Salicilik (BHA): depërton më thellë në pore, i pastron d
  • Acid Caprylik: me veprim eksfolues, anti-inflamator dhe anti-bakterial
  • Biosaccharide Gum-1: polisakarid bimor me veti anti-aging, hidratues dhe zbutës

Përdorimi:

Aplikoni 3 pika nga serumi në lëkurë të pastër e të thatë dhe përhapeni në gjithë fytyrën. Aplikoni menjëherë krem hidratues pas. Sipas dëshirës, për të mbrojtur më mirë barrierën e lëkurës mund të aplikoni e serum hidratues paraprakisht. Të përdoret vetëm në rutinën e darkës, maksimumi 2x në javë dhe mos e aplikoni në të njëjtën rutinë me retinoide, Vitaminë C, Peptide. Nuk lejohet në shtatëzani/gjidhënie