Sensitive Hydrobiome Mask është një maskë E RE qetësuese, hidratuese dhe riparuese, e cila ul menjëherë ndjeshmërinë e lëkurës, balancon mikrobiomën, riparon barrierën dhe e forcon. Krijuar enkas për lëkurën e ndjeshme, me tendencë skuqje, me Rosacea apo pas trajtimeve estetike si peeling kimik, dermapen, etj. për të përshpejtuar procesin e shërimit.
Përmban:
- Kompleks Pentapetpide-4 Palmitike & Ekstrakte Bimore: Me veprim anti-rrudhë dhe anti-inflamator, nxit prodhimin e kolagjenit, jep elasticitet, ndërsa ekstraktet e jamballit, kamomilit dhe aloes qetësojnë irritimet
- Kompleks me 8 tipe Acidi Hialuronik me pesha të ndryshme molekulare: Siguron hidratim të thellë dhe intensiv
- Ekstrakt Centella Asiatica: Eshtë përdorur që në lashtësi për shërimin e plagëve dhe rigjenerimin e lëkurës. Nxit prodhimin natyral të kolagjenit, duke përshpejtuar ripërtëritjen e lëkurës, ndërkohë qetëson menjëherë irritimet dhe skuqjen
- Kompleks Bioimitues me Lipide dhe Ceramide: Me strukturë të ngjashme me lipidet natyrale që ekzistojnë në lëkurë, forcon barrierën e lëkurës, parandalon humbjen e hidratimit transepidermal dhe mbron nga agresorët e jashtëm mjedisor
- Prebiotikë: Përmirësojnë mbrojtjen natyrale të lëkurës, duke balancuar mikrobiomën dhe parandalojnë irritimet e humbjen e hidratimit
Përdorimi:
Pasi ta keni pastruar e tharë lëkurën, mbështesni maskën dhe mbajeni për 15-20minuta. Lëngun që mbetet në paketim mund ta aplikoni pasi ta keni hequr maskën, për më shumë hidratim
Ingredientët:










