Youth Lab Spice Harmony Body Collection: Anti-Stress Experience (4 produkte)

2750 L

Set promocional me 4 produkte, me aromë të mrekullueshme xhinxheri, biskote dhe kanelle, që përveç larësit dhe locionit të trupit, ofron dhe krem hidratues për duart dhe lip plumper. Dhurata ideale e fundvitit për miqtë dhe familjarët tuaj

S’ka stok

Përshkrim

Youth Lab Spicy Harmony Body Collection është një seti perfekt i fundvitit, me aromë të ëmbël e festive xhinxheri, biskote dhe kanelle. Seti përmban larës dhe locion për trupin (me aromat e sipërpërmendura), krem për duart dhe lip plump.

Youth Lab Spice Harmony Body Collection është një set i kompletuar mirëqenieje që bashkon pastrimin e butë e aromatik të shower gel-it, hidratimin ushqyes dhe mbështjellës të body lotion-it, rigjenerimin intensiv të kremit të duarve dhe efektin zbutës e volumizues të lip-it të buzëve, të mbështjella të gjitha në një aromë ngrohtë-erëzore që qetëson shqisat dhe e shndërron rutinën e përditshme të kujdesit në një përvojë të plotë relaksi, luksit dhe harmonije sensoriale.

Përmbajtja e setit

  • Youth Lab Spicy Harmony Anti-Stress Body Lotion (200 ml)

  • Youth Lab Spicy Harmony Anti-Stress Shower Gel (200 ml)

  • Youth Lab Hand Cream (50ml)

  • Youth Lab Lip Plump (10ml)

Youth Lab Spicy Harmony Anti–Stress Body Lotion

Ky locion trupi i lehtë dhe jo i yndyrshëm ndihmon për kontrollin e kortizolit. I pasuruar me një kompleks inovativ fito-endorfine që ndihmon në zvogëlimin e efekteve të stresit në lëkurë, duke krijuar menjëherë një ndjesi euforie. I kombinuar me përbërës aktivë të fuqishëm, mbron mikrobiomën e lëkurës, rrit prodhimin e kolagjenit dhe siguron hidratimin. Me aromën e tij të ëmbël dhe pikante, përcjell një ndjesi të ngrohtë dhe harmonike.

Përdorimi: Aplikojeni në të gjithë trupin pas dushit.

Youth Lab Spicy Harmony Anti–Stress Shower Gel

Është përgjigjja shkencore për kontrollin e kortizolit, i pasuruar me një kompleks inovativ fito-endorfine që ndihmon në zvogëlimin e efekteve të stresit në lëkurë, duke krijuar menjëherë një ndjesi euforie. Formula e tij mbështet mikrobiomën e lëkurës, rrit prodhimin e kolagjenit dhe rrit nivelet e hidratimit. Me aromën e tij të ëmbël dhe pikante, ai përcjell një ndjesi të ngrohtë dhe harmonike.

Përdorimi: Aplikojeni në lëkurë të lagur dhe shkumo jeni. Shpërlajeni tërësisht.

Youth Lab Hand Cream

Krem duarsh me teksturë të pasur që ofron lehtësim të menjëhershëm, duke ushqyer dhe hidratuar intensivisht deri në 48 orë! Përthithet shpejt, pa lënë mbetje dhe duke ofruar një mbrojtje të padukshme butësie dhe mbron ndërkohë që minimizon shenjat e plakjes dhe duke ju ofruar duarve pamje rinore.

Përdorimi: Apliko me lëvizje masazhi të lehta, deri sa të përthithet. Përsërite nëse e keni të nevojshme. Mund të përdoret dhe në pjesë të tjera të trupit, në sipërfaqe të ashpër si bërrylat & themrat.

Youth Lab Lip Plump

Kujdesi i menjëhershëm zbutës dhe ushqyes, ndërsa tonifikon volumin natyral, për buzë më të plota dhe me formë të mirë. Ristrukturon buzët, zbut linjat e holla, përmirëson dhe tonifikon menjëherë volumin e buzëve, duke çliruar nga irritimet dhe duke mbrojtur ndaj fotoplakjes. Aromë dhe ngjyrë e lehtë për një rezultat natyral në buzë.
I testuar dermatologjikisht. Formulë pa parabene, gluten, petrokimike, silikon, dyll, sheqer dhe filtra kimikë UV.

Në këtë set vjen gjendje nuanca: Cherry Brown

Përdorimi: Apliko shtresë të bollshme, sa herë ta keni të nevojshme gjatë ditës.

Transporti në Tiranë 70 lekë, në rrethe 140 lekë.
Mbyll