La Roche Possay Cicaplast Balm krem shumëpërdorimësh i cili qetëson e hidraton lëkurat e çarë, të thatë dhe të irrituar. Balmi ka teksturë të plotë, por lehtësisht të përthithshme. Nuk lë ndjesi yndyre dhe nuk ndjehet i rëndë në lëkurë. I përshtatshëm për të rritur, fëmijë dhe bebe mbi 1 javë. I aprovuar nga Shoqata Kombëtare e Ekzemës
Përfitimet:
- Lehtëson dhe mbron lëkurën e çarë e të irrituar
- Qetëson lëkurat e thata dhe të ndjeshme
- Mbron nga efektet tharëse të erës dhe të ftohtit
- Hidraton thellësisht lëkurën
- I përshtatshëm për pacientët që ndjekin trajtime kimioterapie dhe radioterapie
- I përshtatet të gjitha tipeve të lëkurave
Përmban:
- Vitaminë B5: Panthenoli (provitamina B5) është një përbërës kyç i hasur në shumë formula të La Roche-Posay. Qetëson dhe hidraton lëkurën
- Gjalp Shea: Rikthen shtresën hidrolipidike të lëkurës dhe qetëson lëkurën
- Glicerina: E nxjerrë nga burime bimore, është një humektant i shkëlqyer. Hidraton duke e sjellë ujin nga ambienti në lëkurë
- Dimethicone 1%: Një polimer me bazë silikoni me veti mbrojtëse për lëkurën i cili redukton humbjen e ujit nga lëkura
- Madecassoside: I nxjerrë nga bima Centella Asiatica, madecassoside është i njohur për vetitë e tij ushqyese
- Uji Termal i La Roche-Posay: Ujë qetësues i marrë nga qyteti La Roche-Posay në Francë i cili është një përbërës kyç në shumicën e produkteve të La Roche. Përmban një kombinim unik mineralesh si psh. të selenit, një antioksidant natyral
Përdorimi:
Përdoreni si hap të fundit në rutinën e darkës, pasi keni aplikuar serumet dhe kremin hidratues. Cicaplast Balm nuk është një krem hidratues, por një balm i cili kyç hidratimin në lëkurë, të cilin e keni siguruar përmes serumeve apo kremit të aplikuar më parë. Si i tillë, rekomandohet të përdoret vetëm 2 herë në javë për lëkurat e yndyrshme akneike
Ingredientët:
water • hydrogenated polyisobutene • dimethicone • glycerin • butyrospermum parkii (shea) butter • panthenol • aluminum starch octenylsuccinate • butylene glycol • propanediol • cetyl peg/ppg-10/1 dimethicone • trihydroxystearin • zinc gluconate • madecassoside • manganese gluconate • silica • aluminum hydroxide • magnesium sulfate • disodium edta • copper gluconate • citric acid • acetylated glycol stearate • polyglyceryl-4 isostearate • tocopherol • pentaerythrityl tetra-di-t-butyl hydroxyhydrocinnamate • sodium benzoate • phenoxyethanol • chlorhexidine digluconate titanium dioxide
3T










