Geek & Gorgeous Power Peptides (30 ml)

2200 L

Power Peptides është një serum hidratues me lloje të ndryshme peptidesh, i cili zbeh dhe parandalon linjat e holla, nxit prodhimin e kolagjenit, riparon lëkurën, e hidraton, jep shkëlqim të bukur dhe elasticitet. Me përdorimin e Power Peptides lëkura juaj do duket më e shëndetshme dhe e rigjallëruar

Power Peptides është një serum kundër plakjes me lloje të ndryshme peptidesh me teksturë si qumësht, i lehtë dhe që përthithet shpejt.. Zbeh linjat e holla, parandalon rrudhat, i jep lëkurës elasticitet, shkëlqim, e rigjeneron dhe qetëson lëkurën. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje dhe ato sensitive. Pa paraben, aromë, ngjyrues, vajra mineralë, lejohet dhe në shtatëzani dhe gjidhënie.

Përmban:

  • 4% tetrapeptide-21: lloj peptide që nxit në mënyrë superiore prodhimin e kolagjenit, acidit hialuronik
    Rrit elasticitetin e lëkurës, e zbut, nxit shërimin e saj, përshpejton rigjenerimin e saj
  •  3% Matrixyl 3000: një kompleks peptidesh i njohur për benefitet në zbehjen e rrudhave, përmirëson tonin e pabarabartë të lëkurës, i jep elasticitet, ka dhe efekt lifting të dukshëm
  • 2% Matrixyl synthe’6: peptide që nxit prodhimin e 6 komponentëve kryesore të lëkurës si kolagjeni i tipit I,
    III, IV, Fibronectin, Acid Hialuronik & Laminin 5 duke garantuar lëkurë më të njëtrajtshme, më pak rrudha, sidomos tek zona e ballit dhe anash syve (crow’s feet)
  • 0,001% X50 Antiaging : ndryshe copper peptide e inkapsuluar me sistem shpërndarje të teknologjisë së lartë. Nit prodhimin e kolagjenit, elastinës, garanton zbehjen e rrudhave dhe me shumë elasticitet

Përdorimi:

Aplikoni sasi të mjaftueshme produkti në lëkurë pas serumeve më likuide dhe para kremit hidratues dhe masazhoni derisa të përthithet. Mund të përdoret në mëngjes dhe në darkë. Lejohet në shtatëzani dhe gjidhënie

Sugjerim për kombinim: Power Peptides vepron shumë mirë i kombinuar me A-Game 5 ose A-Game 10. Aplikoni serumin me peptide fillimisht dhe kur të siguroheni se është përthithur plotësisht, 15 minuta më vonë vazhdoni me retinalin.

Ingredientët:

Aqua (Water), Glycerin, Butylene Glycol, Pentylene Glycol, Polyglyceryl-6 Stearate, Caprylic/Capric Triglyceride, Panthenol, Dicaprylyl Carbonate, Dicaprylyl Ether, Potassium Cetyl Phosphate, Polyglyceryl-6 Behenate, Tetrapeptide-21, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Tripeptide-38, Copper Palmitoyl Heptapeptide-14, Heptapeptide-15 Palmitate, Saccharide Isomerate, Allantoin, Cetearyl Alcohol, Glyceryl Stearate SE, Tapioca Starch, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Carbomer, Polysorbate 20, Hydroxypropyl Cyclodextrin, Lactic Acid/Glycolic Acid Copolymer, Polyvinyl Alcohol, Citric Acid, Sodium Citrate, Sodium Hydroxide, Phenoxyethanol, Ethylhexylglycerin

Peshë
30 g/kg