Përshkrim
A-Game 10 është serum në trajtë emulsioni me 0.1% Retinal, anti-rrudhë i përshtatshëm për këdo që është përdorues i rregullt i retinoideve dhe kërkon ta kalojë lëkurën në tjetër nivel pasi keni përdorur A-Game 5. Retinali nxit procesin e rinovimit të shtresave të sipërme të lëkurës, duke zëvendësuar qelizat e vjetra me qeliza të reja. Gjithashtu i ndihmon qelizat e lëkurës të prodhojnë më shumë kolagjen dhe elementë të tjerë strukturorë, duke e bërë lëkurën më rinore, të fortë dhe elastike. Përmirëson teksturën e lëkurës, unifikon tonin e saj, e bën të duket e lëmuar dhe me shkëlqim. Përpos faktit që ngadalëson plakjen, retinal është një ingredient perfekt për trajtimin e akneve.
Retinal është një formë e Vitaminës A (retinoideve) e cila është një konvertim më afër Acidit Retinoik (formës bio-aktive të Vitaminës A) krahasuar me Retinol. Duke qenë më pranë, ai vepron 11 herë më shpejt dhe ka potencial krahasimisht më të ulët irritimi sesa Retinol (forma më e njohur e tradicionale e retinoideve). Kjo e bën atë opsion ideal për këdo që do të marë benefitet e retinoideve me më pak irritime
Përdorimi:
Aplikoni sasi produkti sa një bizele në fytyrë në darkë në fytyrë plotësisht të thatë. Mos harroni zonën e qafës dhe evitoni zonën rreth syve dhe gojës. Pas 15 minutash aplikoni kremin hidratues. Nëse dëshironi të ruani barrierën e lëkurës nga irritime të mundshme, mund të aplikoni një serum hidratues paraprakisht dhe lejojeni të përthithet plotësisht nga lëkura. Nuk lejohet në shtatëzani/gjidhënie. Sigurohuni që po aplikoni kremin e diellit gjatë ditës. Mbajeni larg fëmijëve.
Ingredientët:
Aqua (Water), Caprylic/Capric Triglyceride, Oleyl Erucate, Glycerin, Triheptanoin, Cyclodextrin, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Biosaccharide Gum-1, Allantoin, Retinal, Rubus Chamaemorus (Cloudberry) Seed Oil, Panthenol, Citric Acid, Tocopheryl Acetate, Disodium Edta, Pentylene Glycol, Lonicera Japonica (Honeysuckle) Flower Extract, Lonicera Caprifolium (Honeysuckle) Flower Extract, Ethylhexylglycerin, Phenoxyethanol







