CELENES by Sweden Purifying Cleansing Oil është larës vajor nga Celenes i cili shkrin dhe largon me efikasitet grimin, yndyrën e gjithë papastërtitë e lëkurës, deri në pore. I pasur me vajra natyralë duke përfshirë jojoba, avokado, argan dhe farë rrushi, pastron pa e tharë apo yndyrosur lëkurën, duke e bërë të përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës. Bonus: ka veti anti-oksiduese dhe vitalizuese falë vajit të trëndafilit dhe Vitaminës E (e pasur në anti-oksidantë). Me listë të reduktuar ingredientësh dhe pa fragrancë, enkas për lëkurë sensitive.
Përdorimi:
Hidhni pak sasi nga vaji në lëkurë të thatë dhe masazhoni. Shtoni pak ujë në lëkurë dhe masazhoni sërish. Shpëlani me ujë të bollshëm dhe vijoni me larës ujor.
Ingredientët:
Helianthus Annuus Seed Oil, Sesamum Indicum Seed Oil, Polyglyceryl 3 Caprate, C12 13 Alketh 9, Simmondsia Chinensis Seed Oil, Persea Gratissima Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Vitis Vinifera Seed Oil, Rosa Canina Fruit Oil, Tocopheryl Acetate.












