Needly Mild Cleansing Balm 120ml

1800 L

Needly Mild Cleansing Balm është një balm pastrues i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje e ato sensitive. Formula e tij e butë shndërrohet menjëherë në vaj dhe shkrin me efikasitet grimin rezistent ndaj ujit, kremin e diellit e gjithë papastërtitë e lëkurës që nuk pastrohen dot vetëm me larës ujor

Needly Mild Cleansing Balm është një pastrues në trajtë balmi i cili shndërrohet në vaj sapo bie në kontakt me ngrohtësinë e lëkurës. Formula transformohet nga balmi në vaj dhe nga vaji në trajtë qumështi dhe shkrin lehtësisht grimin, filtrat e kremit kundër diellit dhe çdo mbetje e papastërti të lëkurës.

Formula e pasur velvet përmban kompleks të patentuar Fermentoil – pra një miks vajrash të fermentuar si vaji i farës së çajit jeshil, vaj krundesh Orizi, vaj Jojoba, vaj kokosi, vaj fare rrushi, rozmarine, etj. Grimcat e vogla të padukshme bëjnë eksfolim shumë xhentil me lëkurën dhe pastrojnë mirë poret. Të gjithë së bashku veprojnë në sinergji me njëri-tjetrin jo vetëm për të pastruar lëkurën, por për të qetësuar inflamacionin gjithashtu. Perfekt për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos ato sensitive.

Përdorimi:

Aplikoni sasi sa një lugë çaji në duar të thata e të pastra dhe filloni të masazhoni fytyrën me lëvizje rrethore. Ka shumë rëndësi që fytyra të jetë e thatë gjithashtu. Vazhdojeni këtë proces për rreth 30 sekonda dhe më pas shtoni pak ujë të vakët duke masazhuar akoma për pak sekonda lëkurën. Në fund shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët dhe vazhdoni menjëherë me larësin ujor. Larësi vajor përdoret në rutinën e darkës ose çdo rast që kërkoni të pastroni lëkurën nga kremi i diellit apo grimi

Ingredientët:

 

 

Vlerësime

Nuk ka asnjë koment.

Jep një vlerësim për “Needly Mild Cleansing Balm 120ml”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *