Përshkrim
Copper Peptide është një serum inovator me përqëndrimin më të lartë të peptideve të bakrit në treg. Garanton efikasitet maksimal dhe ofron benefite të pakrahasueshme me peptidet e zakonshme. Peptidet janë zinxhir i aminoacideve & kontribuojnë në një sërë funksionesh të ndryshme në lëkurë. Me kalimin e viteve, peptidet në lëkurë reduktohen. Copper peptidet nxisin prodhimin e kolagjenit, nxisin aktivitetin antioksidues & anti-inflamator dhe aftësitë rigjeneruese të lëkurës.
Formula përmban 3% peptide bakri të pastra, të cilat i japin lëkurës elasticitet, fortësi, nxisin prodhimin e kolagjenit & elastinës, reduktojnë shenjat e para të moshës, promovojnë veti antioksiduese, duke e mbrojtur lëkurën nga stresi oksidues, radikalet e lira, shkaktarë të plakjes së parakohshme. Përmban gjithashtu 13% kompleks peptidesh anti-rrudhë, të cilat nxisin efektet anti-rrudhë të formulës dhe e mbajnë lëkurën të re & me barrierë të shëndetshme për një kohë të gjatë.
Informacion shtesë: Peptidet e bakrit janë ngjyrë blu për shkak të pranisë së joneve të bakrit, të cilat kanë një mënyrë ndryshe të absorbimit dhe reflektimit të dritës. Kur bakri lidhet me peptidet, ai krijon komplekse të cilat kanë aftësinë të absorbojnë dritën në spektrin e kuq duke reflektuar atë në spektrin blu.
Përdorimi:
Aplikoni 2-3 pika nga produkti në lëkurë të thatë dhe masazhojeni. Mund të përdoret në mëngjes dhe darkë. Nuk duhet përdorur me aktive të tjera si AHA/BHA, Vitaminë C, Retinoide, etj. për arsye se mund të hasni irritime ose mund të ‘anullojnë’ njëra-tjetrën duke ulur efektivitetin e tyre.
Ingredientët:










