Geek & Gorgeous Hydration Station 50ml

1400 L

Krem i hollë hidratues i krijuar për lëkurë mikse/të yndyrshme, falë përbërësve me bazë ujore që prapë e hidratojnë më së miri lëkurën, e qetësojnë dhe nuk e rëndojnë. I sigurt dhe për lëkurën akneike

S’ka stok

Përshkrim

Hydration Station është një krem hidratues viral nga Geek & Gorgeous, me teksturë të hollë dhe lehtësisht të përthithshme, krijuar për lëkurë mikse/të yndyrshme. Përveç hidratimit, i jep lëkurës efekt qetësues dhe zbutës. Ajo që e bën formulën të veçantë, është se nuk përmban fragrancë artificiale, alkool, acide yndyrore, silikon ndaj është hidratuesi ideal në rastin e lëkurës akneike, me dermatit ose me akne fungale. Ka përfundim me shkëlqim natyral.

Përmban:

  • 5% Glicerinë – humektant i cili tërheq lagështinë nga atmosfera dhe ia tejçon lëkurës. Forcon barrierën e lëkurës, nxit prodhimin e Ceramideve dhe gjithashtu parandalon irritimin
  • 1% Ectoin – hidraton, zbut dhe qetëson lëkurën, e mbron nga stresorët e mjedisit si ndotja, stresi oksidues, drita blu e pajisjeve elektronike, etj.
  • Allantoin, Bisabolol – për më tepër veti hidratuese dhe qetësuese

Përdorimi:

Aplikoni mjaftueshëm sasi nga hidratuesi në lëkurë, pas tonerit apo serumit tuaj. Mund të përdoret në mëngjes dhe darkë

Ingredientët:

Aqua (Water), C15-19 Alkane, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, PEG/​PPG/​Polybutylene Glycol-8/​5/​3 Glycerin, Isosorbide Dicaprylate, Ectoin, Xylitylglucoside, Bisabolol, Allantoin, Anhydroxylitol, Xylitol, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/​VP Copolymer, Glucose, Citric Acid, Tocopherol, Ethylhexylglycerin, Phenoxyethanol

Transporti në Tiranë 70 lekë, në rrethe 140 lekë.
Mbyll