-60%

Skin1004 Madagascar Centella Light Cleansing Oil (200ml)

Çmimi origjinal qe: 2500 L.Çmimi i tanishëm është: 990 L.

Light Cleansing Oil është një larës vajor tepër i lehtë dhe me veti qetësuese (falë Centella Asiatica), i cili shkrin grimin, yndyrën e tepërt dhe largon pikat e zeza nga poret. Duke qenë se pastrimi i dyfishtë (larës vajor + ujor) është metoda më efikase e pastrimit të lëkurës, ingredientët e tjerë të rutinës përthithen më shpejt si dhe aknet parandalohen

Madagascar Centella Light Cleansing Oil është larës vajor i lehtë i cili shkrin butësisht grimin, papastërtitë, yndyrën dhe kremin kundër diellit pa shkaktuar djegie tek zona e syve. Ingredienti kyç i formulës është Centella Asiatica, i cili qetëson dhe i rikthen hidratimin lëkurës. Formula kombinon disa lloje vaji njëkohësisht si psh.: vaj fare luledielli, vaj portokalli Bergamot, vaj ulliri, vaj Jojoba, vaj trëndafili Rosa Damascena, etj. Larësi vajor merr me vete yndyrën e tepërt e gjithë papastërtitë nga poret, shkrin pikat e zeza, i bën poret më të dukshme dhe i mban gjithmonë të pastra. Perfekt për të gjitha tipet e lëkurës, madje e për lëkurë të yndyrshme.

Përdorimi:

Aplikoni sasi nga larësi vajor në lëkurë të thatë (me duar të thata dhe të pastra). Masazhoni butësisht në të gjitha pjesët e fytyrës për rreth 30 sekonda dhe më pas përdorni pak ujë të vakët për ta shndërruar në trajtë qumështi. Vazhdoni ta masazhoni ende lëkurën për pak sekonda dhe në fund shpëlajeni me ujë të vakët dhe vazhdoni me larësin ujor.

Ingredientët:

Ethylhexyl Stearate, Cetyl Ethylhexanoate, Sorbeth-30 Tetraoleate, Centella Asiatica Extract (10,000ppm), Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Ethylhexylglycerin, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Rosa Damascena Flower Oil, Limonene, Linalool