Seti me 4 produkte nga Nerds përfshin larës ujor, serum anti-njollë, krem hidratues dhe krem kundër diellit, i krijuar posaçërisht për të targetuar njollat e errëta, për të unifikuar tonin e lëkurës dhe për t’i dhënë asaj shkëlqim. Formulat e avancuara punojnë në sinergji me njëra-tjetrën për të zbehur hiperpigmentimin ndërkohë që mbrojnë barrierën e lëkurës.
Çfarë përfshin seti:
Colloidal Oatmeal Gentle Soothing Cleanser
Larës ujor i cili pastron papastërtitë pa tharë lëkurën, ruan ekuilibrin natyral (me pH 5.0-5.5) dhe qetëson skuqjet falë tërshërës dhe inulinës që ushqejnë mikrobiomën.
Serum anti-pigmentim me 2% Alpha Arbutinë dhe 1% Kojic Acid, i cili zbeh dukshëm njollat e errëta, shenjat e akneve dhe hiperpigmentimin, duke i rikthyer shkëlqimin lëkurës
Multi-Peptide Smart-Aging Moisturizer
Krem hidratues i cili ushqen lëkurën dhe i rikthen elasticitetin përmes peptideve të avancuara dhe Acidit Hialuronik për hidratim afatgjatë.
Lightweight Hydrate UV Defense Lotion SPF50
Krem kundër diellit që ofron mbrojtje të lartë ndaj rrezeve UV falë filtrave të gjeneratës së re (Tinosorb dhe Uvinul), përthithet menjëherë pa lënë shenja të bardha dhe shërben si baza perfekte për makeup.
Përdorimi:
☀︎ Në mëngjes
Në duar të pastra e të lagura, aplikoni sasi nga larësi dhe fërkoni duart. Më pas transferojeni produktin në fytyrë, duke masazhuar lëkurën me lëvizje rrethore. Shpëlajeni me ujë të vakët, lëreni të thahet dhe aplikoni 4-5 pika nga serumi zbardhues Hyperpigmentation Serum duke shmangur zonën e syve. Pasi të përthithet, aplikoni kremin hidratues me peptide dhe në fund të rutinës aplikoni kremin e diellit për tu mbrojtur nga njollat e reja prej rrezeve UV (riaplikojeni çdo 2-3 orë).
⏾ Në darkë
Në darkë pastrojeni lëkurën me larës, aplikoni Hyperpigmentation Serum për të luftuar njollat gjatë natës dhe më pas mbyllni rutinën duke aplikuar kremin hidratues për të ushqyer dhe mbrojtur barrierën.
Vërejtje: Kremi kundër diellit përdoret vetëm në mëngjes.
Ingredientët:
Kliko linkun mbi secilin produkt













