Hyperpigmentation Serum nga Nerds është një serum-locion i avancuar anti-njollë i cili bashkon përbërës që targetojnë fuqishëm njollat (si alfa-arbutinë, acid kojik) për të nxjerrë në pah lëkurë të njëtrajtshme e të shndritshme. Këta përbërës aktivë veprojnë në sinergji me njëri-tjetrin për të frenuar prodhimin e tepërt të melaninës, duke ndihmuar në zbehjen e pigmentimit ekzistues dhe parandalimin e formimit të njollave të reja.
Përmban:
- Alfa Arbutinë: agjent zbardhues për lëkurën, i cili derivohet nga bima e rrushit të ariut (bearberry). Vepron duke frenuar tirozinazën, enzimën përgjegjëse për prodhimin e melaninës në lëkurë. Duke reduktuar prodhimin e melaninës, Alfa Arbutina ndihmon në zbardhjen e njollave të errëta, hiperpigmentimit dhe në barazimin e tonit të lëkurës. Ajo njihet për efikasitetin e saj në trajtimin e problemeve si dëmtimet nga dielli, njollat e moshës dhe melasma, pa shkaktuar irritim ose ndjeshmëri, gjë që e bën atë të përshtatshme për lloje të ndryshme lëkurash.
- Acid Kojik: përbërës natyral që rrjedh nga kërpudha të ndryshme. Ashtu si alfa arbutina, ai gjithashtu frenon aktivitetin e tirozinazës, duke reduktuar kështu prodhimin e melaninës në lëkurë. Kjo e bën acidin kojik efektiv në zbardhjen e njollave të errëta, hiperpigmentimit dhe njollave të moshës. Ai është veçanërisht i dobishëm për trajtimin e problemeve të pigmentimit të shkaktuara nga ekspozimi në diell, ndryshimet hormonale dhe hiperpigmentimi post-inflamator nga gjendje të tilla si aknet.
Përdorimi:
Aplikoni 4-5 pika nga serumi në lëkurë, në rutinën e mëngjesit dhe të mbrëmjes – duke evituar zonën e syve dhe të buzëve (pas larjes, në lëkurë të thatë). Vazhdojeni rutinën kremin hidratues. Gjatë ditës aplikoni gjithmonë krem kundër dielli pas. Nëse shihni shenja skuqjeje/irritimi, ulni frekuencën e përdorimit.
Ingredientët:
Water/Aqua/Eau, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Oil, Caprylic/Capric Triglyceride, Polyglyceryl-6 Stearate, Glycerin, Coco-Caprylate/Caprate, Alpha Arbutin, Propanediol, Kojic Acid, Glyceryl Stearate, Polyglyceryl-6 Behenate, Tocopherol, Xanthan Gum, Phenoxyethanol, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Ethylhexylglycerin, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Citric Acid.















