HA 5 Rich është një serum hidratues me acid hialuronik të peshave të ndryshme molekulare të cilat depërtojnë në shtresa të ndryshme të lëkurës duke e hidratuar atë në thellësi. Acidi Hialuronik është një faktor hidratues natyral (NMF – Natural Moisturizing Factor) i cili është në gjendje ta rrisë deri në 1000 herë peshën e vet molekulare kur bie në kontakt me ujin. Acidi Hialuronik përmirëson funksionet e lëkurës, nxit vetitë vetë-shëruese të saj si edhe i jep lëkurës pamje të shëndetshme e efekt ‘plumping’. Formula përmban gjithashtu Vitaminë E me veti forcuese për lëkurën, Glicerinë e Propanediol për hidratim ekstra, Pantenol e ekstrakt kërpudhe për veti anti-inflamatore dhe qetësuese. Versioni HA 5 Rich i dedikohet lëkurës mikse/të ynyrshme. Në rast se keni lëkurë mikse/të yndyrshme, zgjidhni HA 5 Light.
Përdorimi:
Pasi ta keni pastruar lëkurën, lejojeni të thahet por jo plotësisht dhe aplikoni serumin me Acid Hialuronik. Më pas vazhdojeni rutinën me kremin hidratues. Acidi Hialuronik mund të përdoret në mëngjes dhe darkë dhe mund të kombinohet me të gjithë ingredientët.
Ingredientët:
Water, Glycerin, Peg/Ppg/Polybutylene Glycol-8/5/3 Glycerin, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Hyaluronate, Tremella Fuciformis (Mushroom) Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Panthenol, Tocopherol, Carbomer, Propanediol, Pentylene Glycol, Sodium Hydroxide, Ethylhexylglycerin, Phenoxyethanol












