Skintegra Lumion (100ml)

3800 L

Skintegra Lumion është një toner eksfoliues i fuqishëm që përmban AHA dhe PHA.

Skintegra Lumion është një toner eksfoliues i fuqishëm që përmban AHA dhe PHA.

Formula inteligjente, ku ylli kryesor është kompleksi i acidit AHA + PHA prej 6.58% (pH 3.6), e bën tonerin një bestseller për lëkurën problematike (akne, pika të bardha e të zeza, teksturë e pakëndshme, yndyrë e tepërt, ton jo i barabartë).

Formla e hollë me bazë ujore e bën atë ideale për gjitha llojet e lëkurës.

Formuluar me një kombinim të 5% acideve AHA (acidi laktik dhe glicolik) dhe 1.58% acideve PHA (në formën e gluconolactonit), Skintegra Lumion largon qelizat e vdekura nga lëkura dhe nxjerr në pah lëkurë të re e të shëndetshme.

Përveç komplekseve AHA dhe PHA që zëvendësojnë shtresën e sipërme të lëkurës dhe pastrojnë poret e bllokuara, Lumion përmban glicerinë që hidraton pa rënduar, si dhe panthenol dhe ekstrakt gruri që qetësojnë lëkurën, duke pasur parasysh se ky është një produkt i fuqishëm me qëllim eksfoliimin.

Lumion mbetet serum minimalist për të shmangur irritimet e mundshme dhe vjen me një paketim praktik të riciklueshëm prej qelqi.