Tan & After Sun nga Youth Lab është një locion për trupin i cili detoksifikon lëkurën nga radikalet e lira prej ekspozimit ndaj rrezeve UV dhe riparon dëmet e tyre sepse përmban ekstrakt nga alga e detit ‘Bifurcaria’. Përpos kësaj, nxit dhe tejzgjat procesin e nxirjes natyrale të lëkurës falë Acetyl Tyrosine e cila imiton sjelljen e melaninës, pigmentit natyral të lëkurës. Ushqen dhe hidraton lëkurën falë lëngut të Aloe & kompleksit të vajit biomimetik (të ngjashëm me ato që prodhon vetë lëkura), për ti rikthyer lëkurës lipidet dhe lagështinë e humbur gjatë ditës. E freskon lëkurën që në momentin e aplikimit, ka teksturë si xhel-krem që nuk ngjit aspak dhe përthithet nga lëkura si me magji. Ka aromë të shijshme frutash dhe lulesh dhe jep ndjesi të këndshme dhe që mbetet në mendje në netët e tua verore.
Përdorimi:
Aplikoni mjaftueshëm krem në gjithë trupin dhe masazhoni derisa të përthithet. Përdoret në mbrëmje, sidomos pas një dite me ekspozim të tejzgjatur ndaj rrezeve UV. Mund të përdoret në fytyrë gjithashtu













