10% Vitamin C + E Ferulic Acid Serum është një serum i fuqishëm anti-oksidues i përshtatshëm për fillestarët, i formuluar me 10% Vitaminë C të pastër ujore, Vitaminë E për veti të fuqishme anti-oksiudese dhe Acid Ferulik për ruajtjen e stabilitetit të produktit
Benefitet:
- Ndihmon në parandalimin dhe zbardhjen e njollave/hiperpigmentimeve qoftë ato të akneve, post-inflamatore, melazmat, etj
- Stimulon prodhimin e kolagjenit (antirrudhë) dhe parandalon krijimin e linjave të reja
- Rivitalizon dhe i jep jetë e shkëlqim të bukur lëkurës
- Promovon rigjenerimin e shëndetshëm të qelizave
- Siguron mbrojtje ndaj agjentëve mjedisorë (antioksidues)
- Teksturë ujore e cila përthithet lehtësisht nga lëkura
- Paketim qelqi i cili e ruan mirë stabilitetin e produktit, nuk ka nevojë të ruhet në frigorifer
- I lejueshëm në shtatëzani/gjidhënie dhe në rastin e lëkurës sensitive
Nëse të nevojitet versioni më i madh 50ml, kliko linkun 👉Timeless 10% Vitamin C + E Ferulic Acid Serum (50ml)
Përdorimi:
Pasi ta keni pastruar e tharë lëkurën, shtypeni serumin 2-3 herë dhe përhapeni në gjithë fytyrën. Më pas vazhdojeni rutinën me kremin hidratues dhe më pas me kremin e diellit. Mos harroni asnjëherë kremin e diellit, sidomos nëse po përdorni Vitaminë C. Rekomandohet të përdoret në mëngjes falë vetive të mira mbrojtëse që ka kundrejt rrezeve UV, pluhurave, tymit të cigares dhe agresorëve të tjerë të jashtëm me të cilët kemi të bëjmë gjatë ditës. Nga momenti i hapjes, duhet ta përdorni në një hark kohor prej 3 muajsh. Nëse dëshironi ta ruani më mirë stabilitetin e produktit, ruajeni në frigorifer
Ingredientët:









