ASCORBIC C 15% nga Transparent Lab është një serum antioksidues me 15% Vitaminë C (L-Askorbik), një nga format më efektive për trajtimin dhe korrigjimin e shenjave kryesore të plakjes së lëkurës. Mbron nga stresi oksidues, zbeh njollat e errëta, i shton shkëlqimin lëkurës dhe redukton linjat e holla. Formula e hollë ujore përthithet menjëherë nga lëkura dhe nuk e rëndon aspak lëkurën. Vitamina C e pastër është përgjithësisht e paqëndrueshme dhe e vështirë për tu formuluar. Edhe pse formula e TL përdor pH të ulët dhe antioksidantë shtesë për stabilizimin e saj, kjo formulë ka një afat përdorimi prej 3 muajsh pas hapjes. Pas hapjes, ruajeni në vend të freskët e të thatë, në temperaturë nën 5°C. I përshtatshëm për fillestarët dhe përdorues të mëparshëm të Vitaminës C.
Përmban:
- 5% Glutathione: oksidues i fuqishëm i cili përmirëson efektin ndriçues të lëkurës dhe lufton dëmet prej stresit oksidues
- 1% ekstrakt çaji të gjelbër me veti qetësuese dhe mbrojtëse ndaj radikaleve të lira
Përdorimi:
Aplikoni disa pika nga serumi në lëkurë të thatë dhe masazhoni me lëvizje rrethore derisa të përthithet plotësisht. Gjithmonë përdorni krem dielli pas.
Ingredientët:














Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.