Transparent Lab Hair Density Scalp Treatment (50ml)

2500 L

Transparent Lab Hair Density Scalp Treatment është trajtues 3 në 1, i cili nxit daljen e flokëve të rinj dhe zgjatjen e tyre dhe parandalon rënien e tyre.

Transparent Lab Hair Density Scalp Treatment është trajtues 3 në 1, i cili nxit daljen e flokëve të rinj dhe zgjatjen e tyre dhe parandalon rënien e tyre.

Trajtuesi përdor një teknologhi unike që kapsulon përbërës aktivë ekskluzivë si Olive Phytopeptide™ dhe Turmeric Phytopeptide™. Ky sistem inovativ dhe i patentuar i kapsulimit të përbërësve aktivë dhe lëshimit të tyre brenda folikulit mundëson depërtim të thellë dhe efikasitet 10 herë më të madh krahasuar me produktet tradicionale. Për më tepër, formula vepron mbi tre shtyllat themelore të shëndetit të flokëve: flokun, folikulin dhe lëkurën e kokës.

Formula është e pasuruar gjithashtu me Kafeinë, që stimulon qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës dhe nxit shëndetin e folikulave të flokëve, duke përmirësuar ankorimin e tyre, si dhe me Densidyl© – një zgjidhje revolucionare që lufton rënien e flokëve duke ndikuar mbi faktorët mjedisorë (ekspozoma) dhe emocionalë (emosoma). Ky përbërës bllokon receptorët e kortizolit, riparon dëmtimet oksidative, forcon folikulat dhe stimulon rritjen e flokëve. Për më tepër, vetitë e tij kundër thinjave ndihmojnë në ruajtjen e ngjyrës natyrale të flokëve, duke ngadalësuar procesin e plakjes së tyre.

Si përfundim do të keni flokë më të fortë, më rezistent ndaj këputjes dhe rënies, me rritje më të shpejtë dhe më intensive. Me trajtimin do të shijoni flokë të shëndetshëm të kuruar në detaj.

Përdorimi:

Tundeni mirë përpara çdo përdorimi për të siguruar përzierjen e plotë të përbërësve. Ndarni flokët në seksione dhe aplikoni serumin direkt në lëkurën e kokës, duke shmangur spërkatjen mbi flokë. Masazhoni butësisht serumin në lëkurën e kokës me majat e gishtave për të nxitur mikrocirkulimin dhe për të ndihmuar në përthithjen e tij. Përdoreni para gjumit dhe lëreni gjatë gjithë natës. Mos e shpëlani.

Përbërësit kyç:

3% Turmeric PhytoPeptide™
2% Densidyl®
2% Biotinoyl Tripeptide-1 Complex
1% Olive PhytoPeptide™

Përbërësit:
Aqua (Water), Propanediol, Glycerin, Xylitol, Curcuma Longa (Turmeric) Callus Culture Conditioned Media, Caffeine, Biotinoyl Tripeptide-1, Panthenol, Biotin, Acetyl Tetrapeptide-3, Camellia Sinensis (Matcha Tea) Leaf Extract, Olea Europaea (Olive) Callus Culture Lysate, Nephelium Lappaceum Seed Extract, Trifolium Pratense Flower Extract, Larix Europaea Wood Extract, Spirulina Maxima (Algae) Extract, Chlorella Emersonii Extract, Pentylene Glycol, Tocopheryl Acetate, Glycine, Lecithin, Alcohol Denat., Mannitol, Maltodextrin, Phosphatidylcholine, Butylene Glycol, Xanthan Gum, Cyamopsis Tetragonoloba (Guar) Gum, Sclerotium Gum, Cyclodextrin, Sodium Metabisulfite, Pullulan, Trehalose, Cetyl Alcohol, Sorbitan Oleate, Dextran, Silica, Stearamine, Zinc Chloride, Dimyristoyl Phosphatidylcholine, Phytic Acid, Disodium EDTA, Citric Acid, Sodium Chloride, Tocopherol, Caprylyl Glycol, Sodium Benzoate, Potassium Sorbate, Ethylhexylglycerin, Phenoxyethanol

Kategori: