-10%

Youth Lab Anti – Stress Body Scrub – Blooming Garden 300ml

Çmimi origjinal qe: 2950 L.Çmimi i tanishëm është: 2660 L.

Scrub 3 – në – 1 për trupin redukton stresin në lëkurë, zbut teksturë e ashpër, nxit qarkullimin e gjakut në lëkurë dhe i jep aromë të mrekullueshme ekzotike, duke i kthyer dushet tuaja në momente të gëzueshme dhe relaksuese

Anti-Stress Body Scrub Blooming Garden është një scrub i këndshëm për trupin i dizenjuar me kompleks fito-endorfinash, për të reduktuar nivelet e stresit në lëkurë dhe për të penguar efektet e tij të dëmshme në lëkurë. Jep ndjesi euforie dhe përtëritjeje, duke larguar qelizat e vdekura, toksinat – për ta lënë lëkurën të shndritshme, të butë, me elasticitet dhe ndriçim. Eksfolion dhe detoksifikon, falë pranisë së sheqerit të kristalizuar, pa e irrituar lëkurën. Nxit mikroqarkullimin e gjakut në lëkurë për të ndihmuar nxjerrjen jashtë të toksinave, duke garantuar lëkurë të pastër dhe të shndritshme. Me aromë të ëmbël dhe të ngrohtë, fiks për stinën e dimrit.

Për më tepër efekt relaksues dhe aromë të mrekullueshme, kombinojeni me larësin e trupit Anti-Stress Shower Gel – Bergamot, Jasmine & Vanilje (400ml) dhe locionin e trupit Youth Lab Anti-Stress Body Lotion – Ananas, Zambak Lilly & Kokos (400ml)

  • Kompleks fito-endorfinash – nxjerrë nga ekstrakt i koncentruar i pemës së dëlirësisë, që përmban β-endorfina biomimetike me origjinë bimore, të kombinuara me antioksidantë të kapsuluar. Ai shfrytëzon aftësinë e keratinociteve për të prodhuar endorfina, duke kontribuar në aktivizimin e ‘hormoneve të lumturisë’. Në të njëjtën kohë, ndihmon në rritjen e niveleve të hidratimit dhe rikthimin e elasticitetit të lëkurës duke stimuluar prodhimin e kolagjenit. Lufton stresin falë ekstraktit të pemës së dëlirësisë, i pasur në β-endorfina biomimetike, që në kombinim me aromën e vet të ëmbël, thekson ndjesinë e relaksit, duke i shndërruar dushet tuaja në një eksperiencë të paharrueshme.
  • Vaj kokosi, bajame dhe luledielli – plot me vitamina dhe acid linoleik, ushqejnë dhe hidratojnë thellësisht lëkurën, mbrojnë nga stresorët mjedisorë, ruajnë barrierën mbrojtëse të lëkurës
  • Kristale sheqeri dhe glicerinë – agjentë të fuqishëm hidratues me një strukturë higroskopike që veprojnë si një ‘sfungjer’, duke tërhequr ujë nga mjedisi për të hidratuar menjëherë lëkurën

Përdorimi:

Aplikoni mjaftueshëm sasi nga scrubi në lëkurë të lagur dhe masazhoni çdo pjesë të trupit, me mollëzat e gishtave. Fokusohuni në zonat që kanë nevojë për më shumë kujdes, si bërrylat, thembrat, zonat me celulit – për të ‘riaktivizuar’ lëkurën. Shmangni zonat me plagë apo delikate. Lejojeni të qëndrojë në lëkurë 3-5 minuta që nutrientët të përthithen nga lëkura. Më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm

Ingredientët:

Sucrose, Glycerin, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Polysorbate-20, Parfum, Vitex Agnus-Castus Extract, Ascorbyl Tetraisopalmitate, Lecithin, Aqua, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Silica, Tocopherol, Olus Oil/Vegetable Oil, Cyclodextrin, Alcohol, Sodium Hydroxide, Limonene, Linalyl Acetate, Tetramethyl Acetyloctahydronaphthalenes.