-10%

Geek & Gorgeous A-Game 20 30ml

Çmimi origjinal qe: 3200 L.Çmimi i tanishëm është: 2880 L.

A-Game 20 është një serum me 0,2% Retinal në trajtë emulsioni i cili parandalon dhe trajton rrudhat, aknet, përmirëson tonin dhe teksturën e pabarabartë të lëkurës. Nëse jeni përdorues i rregullt i retinoideve dhe dëshironi një serum që i trajton me efikasitet problematikat e mësipërme por është njëkohësisht xhentil me lëkurën, provo A-Game 10

A-Game 20 është një serum anti-rrudhë formuluar me 0.25 Retinaldehyde + 1% Ektoinë qetësuese, i cili parandalon dhe trajton rrudhat dinamike dhe nxjerr në pah lëkurë të re, të lëmuar e me shkëlqim. Ka trajtë emulsioni i cili përhapet lehtësisht në lëkurë. Retinali nxit procesin e rinovimit të shtresave të sipërme të lëkurës, duke zëvendësuar qelizat e vjetra me qeliza të reja. Gjithashtu, i ndihmon qelizat e lëkurës të prodhojnë më shumë kolagjen dhe elementë të tjerë strukturorë, duke e bërë lëkurën më rinore, të fortë dhe elastike. Përmirëson teksturën e lëkurës, unifikon tonin e saj, e bën të duket e lëmuar dhe me shkëlqim. Përpos faktit që ngadalëson plakjen, retinal është një ingredient perfekt për trajtimin e akneve.

Përmban:

  • 0.2% Retinal – formë e Vitaminës A (retinoideve) e cila është një konvertim më afër Acidit Retinoik (formës bio-aktive të Vitaminës A) krahasuar me Retinol. Duke qenë më pranë, ai vepron 11 herë më shpejt dhe ka potencial krahasimisht më të ulët irritimi sesa Retinol (forma më e njohur e tradicionale e retinoideve). Kjo e bën atë opsion ideal për këdo që do të marë benefitet e retinoideve me më pak irritime. Pra është i barazvlefshëm me 2% Retinol
  • 1% Ektoinë – mbron lëkurën nga irritimi, qetëson dhe riparon barrierën
  • Allantoin & Pantenol – veti anti-inflamatore, qetësuese dhe mbrojtëse

Përdorimi:

Aplikoni sasi sa një kokërr bizele në lëkurë të thatë dhe përhapeni në gjithë lëkurën në mënyrë uniforme. Fillojeni 2x në javë dhe më pas shpeshtojeni (meqenëse është më i përqëndruar sesa versioni A-Game 5  dhe A-Game 10

Ingredientët:

Aqua (Water), Caprylic/Capric Triglyceride, Oleyl Erucate, Glycerin,Triheptanoin, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Panthenol, Ectoin, Cellulose, Allantoin, Retinal, Biosaccharide Gum-1, Tocopherol, Tocopheryl Acetate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Citric Acid, Disodium EDTA, Phenoxyethanol, Ethylhexylglycerin