Përshkrim
Revive Firming Moisturizer nga Beauty of Joseon është një krem hidratues anti-rrudhë i cili ndërthur traditën e Hanbang (mjekësia e lashtë bimore koreane) me teknologjinë më moderne të formulimeve aktive, duke ofruar rezultate reale pas katër javësh përdorimi të vazhdueshëm. I formuluar me retinol të fermentuar, proces i cili e bën retinolin më të qëndrueshëm dhe më pak agresiv se versioni standart. Rezultati është një formë retinoili që stimulon rinovimin qelizor (përmirëson teksturën, redukton dukshëm rrudhat dhe poret) me një tolerancë më të mirë, duke e bërë ideal edhe për ata që e kanë pasur të vështirë ta inkorporojnë retinolin në rutinën e tyre. Tekstura është e lehtë si xhel, me një konsistencë elastike dhe kadifeje që përthithet menjëherë pa lënë mbetje yndyrore ose ndjesi rëndese. Është balanca perfekte: mjaft hidratues për zonat e thata dhe mjaft i lehtë për të mos rënduar zonat e yndyrshme (balli, hunda ose mjekra). I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje dhe për fillestarët me retinoidet.
Përmban:
-
0.01% Retinol të fermentuar: retinoli stabilizohet dhe bëhet më i bio-përputhshëm përmes fermentimit mikrobik. Përmirëson dukshëm elasticitetin, rrudhat e holla dhe poret me një tolerancë dukshëm më të lartë se retinoli konvencional
-
Ginseng Ceramide™ (Ekstrakt i Rrënjës së Ginsengut Panax + Ceramide NP + Phytosphingosine): Kompleks ekskluziv që kombinon ekstraktin e Ginsengut me Ceramide dhe Sfingolipide bimore. Ri-stabilizon barrierën e lëkurës, ruan hidratimin në shtresat më të thella dhe lufton mungesën e vitalitetit
-
Vaj i farës së kamelias japoneze: i pasur në acid oleik, ka një strukturë lipidike shumë të ngjashme me yndyrën natyrale të lëkurës. Ushqen pa bllokuar poret, zbut teksturën dhe i rrit volumin lëkurës
-
Vaj Makadamia: Një nga vajrat më të përshtatshëm për lëkurën mature dhe të thatë për shkak të përmbajtjes së lartë të acidit palmitoleik. Riparon dhe ushqen shtresat sipërfaqësore të epidermës, duke lënë një përfundim të butë si mëndafsh
-
Squalane: agjent zbutës me origjinë bimore, i lehtë dhe jo-komedogjen, natyralisht i pranishëm në lëkurë. Mban filmin hidrolipidik, parandalon dehidratimin transepidermal pa e rënduar lëkurën
-
Adenozinë: Aktiv i njohur për veprimin zbutës dhe plumping. Kontribuon në reduktimin e pamjes së rrudhave sipërfaqësore dhe përmirëson tonin e përgjithshëm të lëkurës
-
Acidi Hialuronik: me peshë të ulët molekulare, depërton në shtresat sipërfaqësore të lëkurës duke hidratuar dhe mbushur
Përdorimi:
Aplikoni mjaftueshëm sasi nga hidratuesi (si çdo hidratues tjetër) në rutinën e darkës, pas tonerit/serumit tuaj. Mund të kombinohet mirë me Niacinamide, Ceramide ose Acid Hialuronik. Mos e përdorni në të njëjtën rutinë me Vitaminën C apo eksfoliuesin. Mos e përdorni gjatë ditës. Aplikoni krem kundër diellit gjatë ditës. I ndaluar në shtatëzani apo gjidhënie.
Ingredientët:
Water, Glycerin, 2,3-Butanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Isononyl Isononanoate, Hydroxyethyl Urea, Elaeis Guineensis (Palm) Kernel Oil, 1,2-Hexanediol, Dipropylene Glycol, Polyglyceryl-2 Stearate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Elaeis Guineensis (Palm) Oil, Tromethamine, Glyceryl Stearate, Hydroxyacetophenone, Stearyl Alcohol, Squalane, Caprylyl Glycol, Jojoba Esters, Camellia Japonica Seed Oil, Allantoin, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Adenosine, Sodium Hyaluronate, Ceramide NP, Sodium Phytate, Butylene Glycol, Phytosphingosine, Retinol, Tridecane, Hydrogenated Lecithin, Panax Ginseng Root Extract, Coptis Japonica Root Extract, Tocopherol, Dipotassium Glycyrrhizate, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Glycolipids












