Facefacts Multi-Use Shimmer Glow Oil 100ml

1400 L

Kombinim vaj bajame e ëmbël, arrë makadamia dhe lajthie me efekt zbutës, hidratues dhe vezullues. Formula ka efekt vezullues në çdo aplikim, falë xixave ndriçuese që japin efekt sun-kissed, që të ndiheni të veçanta gjithë verën.

Përshkrim

Multi-Use Shimmer Glow Oil nga facefacts është një vaj vezullues plot me xixa, i cili është i sigurt për tu përdorur për trupin, fytyrën dhe flokët – i cili jep pamje sun-kissed, e zbut lëkurën dhe e mban të hidratuar gjatë gjithë ditës. I pasur me vaj lajthie, bajameje të ëmbël dhe arrë makadamia, vaji ofron efekt ushqyes ndaj lëkurës dhe flokëve. Teknologjia e vajit të thatë nuk lejon të përjetoni ndjesi yndyre në lëkurë. Ka aromë të lehtë dhe të ëmbël kokosi.

Përdorimi:

  • për fytyrën: miksojeni vajin me fondatinën ose aplikojeni direkt në lëkurë si bazë për efekt sun-kissed
  • për flokët: aplikojeni tek majat për ti hidratuar, zbutur dhe ushqyer. Xixat do ti japin flokëve efekt ndriçues
  • për trupin: përzjejeni me locionin e trupit ose aplikojeni direkt në lëkurë (psh. në plazh), sipër kremit kundër diellit për efekt ndriçues

Ingredientët:

Mineral Oil (Paraffinum Liquidum), Isohexadecane, Silica Dimethyl Silylate, Hydrated Silica, Mica, Cetyl Ethylhexanoate, Tocopheryl Acetate, Corylus Avellana (Hazelnut) Seed Oil, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Oil, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Limonene, Fragrance (Parfum), CI 77499.

Transporti në Tiranë 70 lekë, në rrethe 140 lekë.
Mbyll