-10%

Skincode 24h Intensive Moisturizing Hand Cream (75ml)

Çmimi origjinal qe: 1820 L.Çmimi i tanishëm është: 1640 L.

Intensive Moisturizing Hand Cream është një krem hidratues i pasur me ingredientë si: CM Glukan, Gjalpi Shea e Pantenoli, të cilët hidratojnë, zbusin dhe ushqejnë intensivisht duart. Ndërkohë që kremi i duarve është më i nënvlerësuari duke qenë se jemi të fokusuar tek produktet e fytyrës, nuk duhet të harroni se plakja dallohet më shumë nga duart. Kontakti i përditshëm me detergjentët, kimikatet, rrezet UV bëjnë që duart me kalimin e kohës të humbasin ingredientë të rëndësishëm për rigjenerimin qelizor, ndaj shtimi i këtyre ingredientëve nga jashtë do ishte idealja për to. Gjithashtu riparon e shëron duart e çara prej të ftohtit ose faktorëve të tjerë

Intensive Moisturizing Hand Cream është një krem hidratues për duart, i krijuar nga ekspertë për të ofruar kujdes intensiv për lëkurën delikate të duarve. Përthithet në mënyrë të menjëhershme për ti rikthyer nivelet e hidratimit, ushqyer dhe zbutur ato. Formula përhapet lehtësisht dhe nuk lë ndjesi ngjitje pas. Për të gjitha tipet e lëkurës.

Përmban:

  • CM-Glukan: Riparon, rigjeneron, ruan lëkurën, ka veti qetësuese dhe shëruese
  • Gjalp Shea: Ushqen, rigjeneron, mbron, restauron barrierën e lëkurës, ofron hidratim afatgjatë dhe e zbut lëkurën
  • Pantenol (Pro-vitaminë B5): Me veti anti-inflamatore, mbrojtëse, hidraton, nxit hidratimin natyral të lëkurës
  • Kompleks hidratues: Për hidratim të menjëhershëm dhe afatgjatë, forcon barrierën e lëkurës, mbron ndaj ndotjes

Përdorimi:

Aplikoni sasi të mjaftueshme nga kremi tek duart dhe masazhoni butësisht. Mund ta përdorni disa herë në ditë, kurdo ndjeni se keni nevojë për hidratim.

Ingredientët:

AQUA, GLYCERIN, ISOPROPYL PALMITATE, CETEARYL ALCOHOL, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, PENTYLENE GLYCOL, METHYL GLUCOSE SESQUISTEARATE, SORBITAN STEARATE, DICAPRYLYL ETHER, DIMETHICONE, LACTIC ACID, PANTHENOL, SACCHARIDE ISOMERATE, PANTOLACTONE, SODIUM CARBOXYMETHYL BETAGLUCAN, BUTYROSPERMUM PARKII (SHEA) BUTTER, HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL*, SODIUM STEAROYL GLUTAMATE, GLYCERYL CAPRYLATE/CAPRATE, ETHYLHEXYLGLYCERIN, XANTHAN GUM, SODIUM HYDROXIDE, ALCOHOL, TOCOPHEROL, SODIUM CITRATE, PENTADECALACTONE, CITRIC ACID.