Hydro Repair Serum është një serum hidratues, qetësues e riparues, që forcon barrierën e lëkurës, mbron dhe ushqen lëkurën. Perfekt për në përditshmëri, por sidomos në rast irritimi, dehidratimi, trajtimesh fytyre si peeling, dermapen, etj. I testuar dermatologjikisht, mbi 95% ingredientë të përfshirë kanë origjinë natyrale, 100% vegan, pa paraben, fragrancë, konservantë & ngjyryes. Perfekt për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos ato normale/të thata/dehidratuara sensitive
Përmban:
• CM Glukan: riparon, rigjeneron dhe qetëson lëkurën. Është përdorur prej vitesh si ingredient shërues
• Niacinamide (3%): përmirëson tonin & teksturën e lëkurës, forcon barrierën e saj
• Kompleks Hidratues Intensiv: garanton hidratim të menjëhershëm e afatgjatë. Bashkon ingredientë si: Acid Hialuronik, Fucogel, Pentavitin, Glicerinë
• Vitaminë A, C & E: antioksidantë që mbrojnë lëkurën nga rrezet UV
• Ekstrakt Aloe: qetëson, hidraton & rigjeneron lëkurën
Përdorimi:
Aplikoni disa pika produkt në lëkurë të thatë dhe të pastër dhe masazhojeni derisa të përthithet. Vazhdojeni rutinën me kremin hidratues. Mund të aplikohet në mëngjes dhe darkë.
Ingredientët:
AQUA, GLYCERIN, PROPANEDIOL, NIACINAMIDE, PENTYLENE GLYCOL, DIGLYCERIN, POLYGLYCERYL-4 CAPRATE, SACCHARIDE ISOMERATE, GLYCERYL CAPRYLATE, CARBOMER, CAPRYLYL GLYCOL, XANTHAN GUM, DISODIUM EDTA, MALTODEXTRIN, SCLEROTIUM GUM, LECITHIN, PULLULAN, SODIUM CARBOXYMETHYL BETA-GLUCAN, SODIUM HYDROXIDE, PENTADECALACTONE, BIOSACCHARIDE GUM-1, SODIUM HYALURONATE, SILICA, CITRIC ACID, SODIUM CITRATE, ALOE BARBADENSIS LEAF JUICE POWDER, ASCORBYL TETRAISOPALMITATE TOCOPHERYL ACETATE, RETINYL PALMITATE, HELIANTHUS ANNUUS SEED OIL, TOCOPHEROL















