Sweet Orange Shower Gel është një xhel larës delikat për trupin, i cili ju bën të përjetoni një shpërthim freskie dhe energjie gjatë dushit me. I pasur me esencën e portokajve të ëmbël, ky xhel dushi luksoz zgjon shqisat tuaja, pastron butësisht dhe lë lëkurën të butë dhe të rigjeneruar pas çdo përdorimi. E veçanta: mund të përdoret si për trupin, edhe për fytyrën.
Përmban:
-
Esencë portokalli të ëmbël: ofron një aromë të ndritshme dhe ngritëse që energjizon trupin dhe mendjen.
-
Glicerinë: siguron hidratim të thellë, duke ruajtur ekuilibrin e lagështisë. E lë lëkurën të butë dhe elastike
-
Vitaminë E: vepron si antioksidant i cili mbron dhe ushqen lëkurën tuaj
-
Ekstrakt kamomili dhe Aloe Vera: Qetësojnë dhe i japin komfort lëkurës, duke e bërë ideale edhe për lëkurat e ndjeshme
-
Agjentë të butë pastrues: largojnë papastërtitë dhe vajrat e tepërta pa tharë apo cënuar barrierën e lëkurës
Përdorimi:
Aplikoni mjaftueshëm sasi nga larësi në duar dhe fërkoni derisa të krijohet shkumë. Mund të përdoret si për trupin, ashtu edhe për fytyrën. Nëse e kombinoni me locionin e trupit Kooswalla Sweet Orange Body Lotion 250ml, aroma do të mbetet më gjatë në lëkurë.
Ingredientët:
Water, Sodium Lauroylsarcosinate, Sodium Lauroamphoacetate, Cocoamidopropyl Betaine, Glycerol, Coconut Diethanol Amide, Phenoxyaethanolum, Hypromellose, Parfume, Citric Acid, Sodium Chloride, Lactococcus Ferment Extract, Orange Terpenes.












