Kooswalla Sweet Orange Body Lotion 250ml

2000 L

Locion hidratues për trupin nga Kooswalla, me aromë të freskët e të ngrohtë agrumesh i cili i jep lëkurës hidratim të thellë dhe intensiv, i cili zgjat deri në 48 orë.

Sweet Orange Body Lotion nga Kooswalla është një locion i hollë hidratues për trupin i cili transformon rutinën e kujdesit për veten. Aroma e portokallit të ëmbël e mbush lëkurën dhe ambientin me freski dhe ëmbëlsi. I pasur në gjalp dhe vajra bimorë të cilët garantojnë hidratim të thellë dhe afatgjatë (deri në 48 orë), përthithet menjëherë dhe nuk lë ndjesi yndyre në lëkurë.

Përmban:

  • Gjalp Shea: siguron hidratim intensiv, zbut lëkurën e thatë dhe ndihmon në rivendosjen e barrierës natyrale mbrojtëse të saj

  • Gjalp kakao): ushqen thellësisht shtresat e lëkurës dhe e lë atë të ndjehet e rehatuar, e lëmuar dhe e ripërtërirë

  • Vaji i kokosit: ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të lagështirës dhe ofron butësi afatgjatë për lëkurën

  • Vaji i Jojobës: vepron së bashku me gjalpërat ushqyes për të kyçur lagështirën në lëkurë, duke garantuar lëkurë të hidratuar për 48 orë

  • Terpenet e Portokallit: sigurojnë aromën e freskët dhe të gjallë të agrumeve, duke stimuluar shqisat dhe duke rifreskuar mendjen

  • Vitaminë E: mbrojnë lëkurën nga dëmtimet e shkaktuara nga faktorët mjedisorë dhe radikalet e lira, duke promovuar një çehre të shëndetshme dhe rrezatuese

  • Ekstrakti i Aloe Verës: ofron një ndjesi qetësuese dhe freskuese, duke ndihmuar në rehatimin e lëkurës

  • Ekstrakt kamomili: ndihmon në qetësimin e lëkurës, duke reduktuar skuqjet dhe irritimet e mundshme

Përdorimi:

Aplikoni 2-3 shtypje nga locioni në duar dhe përhapeni në gjithë lëkurën. Masazhoni derisa të përthithet. Nëse e aplikoni pas larësit Kooswalla Sweet Orange Shower Gel 500ml aroma do të jetë akoma edhe më intensive.

Ingredientët:

Water, Polyethylene Glycol Monostearate, Palmitic Acid Isopropyl Ester, Jojoba oil, Vaseline, Phenoxyaethanolum, Parfume, D-Trehalose Anhydrous, Glycerol, Lactococcus Ferment Extract, Orange Terpenes.

Vlerësime

Nuk ka asnjë koment.

Jep një vlerësim për “Kooswalla Sweet Orange Body Lotion 250ml”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *