-20%

COSRX Pure Fit Cica Smoothing Cleansing Balm (120ml)

Çmimi origjinal qe: 2300 L.Çmimi i tanishëm është: 1840 L.

Pure Fit Cica Smoothing Cleansing Balm është balm pastrues që pastron mirë grimin, kremin kundër diellit dhe gjithë papastërtitë e yndyrën e tepërt që larësi vajor nuk mund ti largojë dot plotësisht. Me përdorim të rregullt të larësit vajor, poret tuaja mbeten të pastra dhe pa grumbullime, shkaktare për pika të zeza e akne. Poret e pastra i absorbojnë më mirë ingredientët e rutinës duke rritur efikasitetin e tyre.

S’ka stok

Pure Fit Cica Smoothing Cleansing Balm është një pastrues në trajtë balmi i cili largon pa mund makeup rezistent ndaj ujit, kremin kundër diellit, merr me vete yndyrën e tepërt dhe gjithë papastërtitë e lëkurës të cilat larësi ujor i vetëm nuk arrin ti largojë 100%. Tekstura e shkrifët si sorbet rrëshket butësisht në lëkurë dhe i jep hidratim dhe ndjesi freskie, duke e përgatitur për larësin ujor. Formula kombinon kompleks centella (7 lloje komponentësh), Gjalp Shea, ekstrakt arrë kokosi për pastrimin e shpejtë të lëkurës pa mbetje pas, hidratimin dhe zbutjen e saj. Ka paketim praktik pajisur me spatul për të shmangur kontaminimin me gishta. Mund ta merrni me vete kudo. Ideuar për të gjitha tipet e lëkurës, madje dhe ato më sensitivet sepse centella luan rol të rëndësishëm në riparimin dhe qetësimin e lëkurës.

Përmban:

  • ekstrakt gjethe centella, ekstrakt rrënje centella, acid Madekasik, Acid Aziatik, Madekasoside, Asiaticoside (pra 7 komponentët centella): rgjenerojnë dhe qetësojnë lëkurën
  • Gjalp Shea, vaj livando, vaj fare luledielli, vaj tërshëre, vaj kokosi, vaj ulliri, vaj agulice, vaj eukalipti, vaj avokado, vaj bajame e ëmbël, vaj fare Jojoba për pastrim efikas duke ruajtur balancat e barrierës së lëkurës dhe hidratimin e saj

Përdorimi:

Aplikoni mjaftueshëm produkt (psh. sa një gjysmë luge çaji) në lëkurë të thatë me duar të pastra dhe masazhoni derisa të përthithet. Më pas shtoni pak ujë të vakët dhe vazhdoni të masazhoni me lëvizje rrethore. Shpëlajeni lëkurën me ujë të vakët dhe më pas vazhdoni rutinën me larësin ujor.

Ingredientët:

Ethylhexyl Palmitate, Sorbeth-30 Tetraoleate, Caprylic/Capric Triglyceride, Polyethylene, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Anthemis Nobilis Flower Oil, Avena Sativa (Oat) Kernel Oil, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Oil, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Water, 1,2-Hexanediol, Centella Asiatica Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Centella Asiatica Root Extract, Pinus Pinaster Bark Extract, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassoside, Madecassic Acid

Peshë
120 g/kg

Vlerësime

Ende pa shqyrtime.

Jep një vlerësim për “COSRX Pure Fit Cica Smoothing Cleansing Balm (120ml)”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *