Nerds 0.10% Retinal Serum 30ml

2200 L

Serum anti-rrudhë me 0.1% Retinal i cili nxit rigjenerimin qelizor, për të reduktuar dukshëm linjat e holla, rrudhat, aknet, shenajt post-akne dhe gjithë parregullsitë e lëkurës. Formula e lehtë si locion është e sigurt për të gjitha tipet e lëkurës. I përshatshëm për fillestarë dhe përdorues të mëparshëm të retinoideve.

0.10% Retinal Serum nga Nerds është një serum anti-rrudhë i orientuar drejt rezultateve, i formuluar me nivele të avancuara të Retinaldehidit (retinal), që është një retinoid i gjeneratës së re që vepron 11 herë më shpejt se retinoli tradicional. Ndryshe nga retinoli, i cili kërkon hapa të shumtë transformimi në lëkurë – drejt formës aktive, retinali shndërrohet drejtpërdrejt në acid retinoik, duke bërë të mundur dhënien e rezultateve të dukshme më shpejt dhe me saktësi më të madhe. I inkapsuluar për çlirim të kontrolluar dhe gradual, kjo formulë ndihmon në minimizimin e irritimit duke maksimizuar rendimentin, gjë që e bën atë efikas por edhe të rehatshëm për përdorim të rregullt. Tekstura e lehtë përthithet lehtësisht nga lëkura, duke shënjestruar pamjen e linjave të holla, rrudhave dinamike dhe teksturës jo të barabartë, ndërkohë që mbështet ripërtëritjen e lëkurës. Me përdorim të vazhdueshëm, lëkura duket më e lëmuar, më e tonifikuar dhe më e rafinuar, duke zbuluar një pamje më të shndritshme dhe të rigjallëruar – provë që rezultatet e fuqishme nuk duhet të vijnë me koston e rehatisë së lëkurës. Pa fragrancë, pa alkool, pa paraben, vegan dhe i testuar dermatologjikisht.

Përmban:

  • Retinal të inkapsuluar: formë e fuqishme e retinoidit, që ofron çlirim të kontrolluar në lëkurë me kalimin e kohës. Është përafërsisht 10x më efikas se retinoli, tjetër derivat i zakonshëm i Vitaminës A. Kjo përkthehet në ripërtëritje të përshpejtuar të lëkurës, nxitje të prodhimit të kolagjenit
  • Squalane: emollient i lehtë, i ngjashëm me atë që prodhohet nga vetë lëkura jonë – i derivuar nga bimët dhe që imiton lipidet natyrale të lëkurës. Squalanet ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit në lëkurë, forcimin e barrierës lipidike, pengimin e humbjes së ujit transepidermal pa e yndyrosur lëkurën. Squalanet përshtaten me të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë lëkurën sensitive dhe akneike duke e bërë lëkurën të duket e butë, e balancuar dhe e hidratuar.
  • Allantoin – agjent qetësues i njohur për aftësitë qetësuese, mbrojtëse dhe nxitëse të rigjenerimit qelizor. Allantoina ndihmon në reduktimin e irritimit, i jep lëkurës komfort, inkurajon rigjenerimin qelizor duke e bërë të përshtatshme për lëkurë sensitive ose me barrierë të dëmtuar. Në formulë me retinolin, allantoin ndihmon në rritjen e rezistencës së lëkurës dhe përmirësimin e tolerancës për të parandaluar çdo irritim të mundshëm.

Përdorimi:

Në rutinën e darkës, pasi ta keni pastruar lëkurën – aplikoni sasi sa një kokërr bizele në lëkurë të thatë dhe përhapeni në mënyrë të njëtrajtshme. Lejojeni të përthithet dhe më pas aplikoni kremin hidratues. Nëse jeni fillestarë, përdoreni 2-3 herë në javë. Gjatë ditës, sigurohuni që po përdorni krem kundër diellit. Nuk lejohet përdorimi gjatë shtatëzanisë apo në gjidhënie.

Ingredientët:

Water/Aqua/Eau, Caprylic/Capric Triglyceride, Squalane, Isododecane, Propanediol, Coco-Caprylate/Caprate, Glycerin, Cetearyl Olivate, Biosaccharide Gum-1, Sorbitan Olivate, Panthenol, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Retinal, Tocopherol, Cyclodextrin, Allantoin, Polysorbate 20, Phenoxyethanol, Citric Acid, Ethylhexylglycerin