Set promocional me 4 produkte nga Nerds, i cili riparon barrierën e dëmtuar, jep hidratim afatgjatë dhe i rikthen lëkurës elasticitetin dhe gjallërinë që kishte humbur prej dehidratimit. Seti përfshin larës të butë me përbërës që ushqejnë mikrobiomën e lëkurës dhe qetësojnë skuqjet, krem hidratues me peptide dhe përbërës që ushqejnë dhe riparojnë lëkurën, toner ultra-hidratues i cili depërton thellë në lëkurë dhe krem kundër diellit i cili e mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme UV që plakin para kohe qelizat. Formulat e buta dhe ushqyese kujdesen maksimalisht për të qetësuar irritimet dhe për të siguruar hidratim afatgjatë.
Çfarë përfshin seti:
Colloidal Oatmeal Gentle Soothing Cleanser
Larës ujor që pastron papastërtitë pa tharë lëkurën, ruan ekuilibrin natyral (me pH 5.0-5.5) dhe qetëson skuqjet falë tërshërës dhe inulinës që ushqejnë mikrobiomën.
Emulsion i butë hidratues dhe i pasur me squalane, niacinamide, ceramide dhe urea të cilat forcojnë barrierën e lëkurës, qetësojnë skuqjet dhe irritimet, i rikthejnë lëkurës butësinë, hidratimin dhe elasticitetin e humbur që në përdorimin e parë
Multi-Peptide Smart-Aging Moisturizer
Krem hidratues që ushqen thellësisht dhe i rikthen elasticitetin lëkurës përmes peptideve të avancuara dhe Acidit Hialuronik për mbajtjen e lagështisë.
Lightweight Hydrate UV Defense Lotion SPF50
Krem kundër diellit që ofron mbrojtje të lartë ndaj rrezeve UV falë filtrave të gjeneratës së re (Tinosorb dhe Uvinul), përthithet menjëherë pa lënë shenja të bardha dhe mbron lëkurën e ndjeshme.
Përdorimi:
☀︎ Në mëngjes
Në duar të pastra e të lagura, aplikoni sasi nga larësi dhe fërkoni duart. Më pas transferojeni produktin në fytyrë, duke masazhuar lëkurën me lëvizje rrethore. Shpëlajeni me ujë të vakët, lëreni të thahet dhe aplikoni një shtresë nga emulsioni riparues për të suportuar barrierën. Pasi të përthithet, aplikoni Peptide & Squalane Anti-Wrinkle Moisturizer dhe në fund të rutinës vendosni Lightweight Hydrate UV Defense Lotion SPF50 (riaplikojeni çdo 2-3 orë).
⏾ Në darkë
Në darkë pastrojeni lëkurën me larës ujor, aplikoni emulsionin si hap riparues dhe hidratues gjatë natës, dhe më pas mbylleni rutinën duke aplikuar kremin hidratues dhe rigjenerues me peptide për të kyçur lagështinë dhe riparuar barrierën gjatë natës.
Vërejtje: Kremi kundër diellit përdoret vetëm në mëngjes.
Ingredientët:
Kliko linkun mbi secilin produkt














