The Ordinary Salicylic Acid 2% Anhydrous Solution (30ml)

1690 L

Serum eksfoliues me 2% Acid Salicilik në trajtë vajore i cili largon pikat e zeza, trajton aknet, përmirëson teksturën e lëkurës duke i dhënë pamje të lëmuar, pa irritim dhe pa e dehidratuar lëkurën. I përshtatshëm për lëkurë normale/të thatë ose mikse sensitive

Salicylic Acid 2% Anhydrous Solution është një serum eksfoliues me 2% Acid Salicilik, i cili depërton deri në pore e i pastron nga pikat e zeza, yndyra e tepërt, trajton aknet, përmirëson teksturën e tonin e pabarabartë dhe mban yndyrën nën kontroll. Ajo çfarë e diferencon nga Acidi Salicilik i zakonshëm është baza me Squalane dhe poligliceride hidratuese, të cilët e ‘lëshojnë’ Acidin Salicilik në mënyrë të ngadaltë e uniforme gjë që rezulton në përhapje më të balancuar të acidit për të shmangur irritimet e mundshme. Ideal për lëkurë normale/të thatë ose mikse sensitive

Nëse të nevojitet versioni ujor me 2% Acid Salicilik, kliko linkun: The Ordinary Salicylic Acid 2% Solution (30ml)

Përdorimi:

Pasi ta keni pastruar lëkurën, në lëkurë të thatë aplikoni disa pika nga serumi. Masazhojeni derisa të absorbohet dhe vazhdojeni rutinën me serumin dhe/ose hidratuesin. Të përdoret 2 herë në javë në rutinën e darkës. Mos e përdorni me aktive të tjera si psh. retinoide. benzol peroksid, etj. Nuk lejohet në shtatëzani e gjidhënie

Ingredientët:

Squalane, Caprylic/Capric Triglyceride, Pentylene Glycol, Salicylic Acid, Oleic/Linoleic/Linolenic Polyglycerides, 4-t-Butylcyclohexanol, Hydroxymethoxyphenyl Decanone, Phenoxyethanol, Chlorphenesin.