Përshkrim
Set veror me vaj nxirës best-seller dhe locion trupi i cili tejzgjat efektin nxirës, qetëson dhe freskon lëkurën pas një dite të gjatë në plazh.
Wet Skin Sun Protection është një vaj nxirës me përfundim të thatë, me mbrojtje të lartë me beta-karoten dhe teknologji “Wet Skin Application” për aplikim të lehtë edhe në lëkurë të lagur, për të gjitha llojet e lëkurës. Beta-karoten ofron mbrojtje të lartë ndaj diellit kundër rrezeve UV dhe ndjenjë freskie, ndërkohë që stimulon procesin natyror biologjik të nxirjes së padëmshme të lëkurës. Formula ka trajtë spray dhe është rezistente ndaj ujit. Falë teknologjisë së re “Wet Skin Application”, mund të aplikohet në lëkurë të lagur si prej ujit dhe prej djersës, duke siguruar mbrojtje të qëndrueshme kundër rrezatimit UV në çdo lloj aktiviteti në natyrë. Ka një aromë të mrekullueshme të notave të frutave dhe lulesh të shalqirit, trëndafilit dhe manjolës, për t’ju kujtuar verën!
Tan & After Sun është një locion për trupin i cili detoksifikon lëkurën nga radikalet e lira prej ekspozimit ndaj rrezeve UV dhe riparon dëmet e tyre sepse përmban ekstrakt nga alga e detit ‘Bifurcaria’. Përpos kësaj, nxit dhe tejzgjat procesin e nxirjes natyrale të lëkurës falë Acetyl Tyrosine e cila imiton sjelljen e melaninës, pigmentit natyral të lëkurës. Ushqen dhe hidraton lëkurën falë ekstraktit të Aloe & kompleksit të vajit biomimetik (të ngjashëm me ato që prodhon vetë lëkura), për ti rikthyer lëkurës lipidet dhe lagështinë e humbur gjatë një dite të gjatë në plazh. E freskon lëkurën që në momentin e aplikimit, ka teksturë si xhel-krem që nuk ngjit aspak dhe përthithet nga lëkura si me magji. Ka aromë të këndshme frutash dhe lulesh dhe jep ndjesi të këndshme dhe që mbetet në mendje në netët e tua verore
Nëse preferon ti blesh veç e veç dhe jo set, shiko më poshtë
Wet Skin Sun Protection 200ml – Youth Lab Wet Skin Sun Protection SPF50 200ml
Tan & Afer Sun 150ml – Youth Lab Tan & After Sun (150 ml)








