AHA 7 Whitehead Power Liquid është një toner eksfoliues i cili përmban 7% Acid Glikolik për eksfolim të mirë të barrierës së lëkurës. Largon pikat e bardha (milia), zbardh lëkurën, trajton aknet, zbeh shenjat e akneve/njollat, largon qelizat e vdekura, sjell në sipërfaqe ato të rejat si dhe parandalon linjat e holla (nxit kolagjenin). Përmban 2% Niacinamide për reduktim të hiperpigmentimit dhe shkëlqim të lëkurës. Përmirëson tonin & teksturën e lëkurës, i jep pamje me jetë. Acidi Glikolik është lloj eksfoliues i cili e ka molekulën tepër të vogël dhe arrin të depërtojë më thellë në lëkurë krahasuar me AHA-të e tjera. Për këtë arsye është më i fuqishëm dhe mund të rezultojë irritues për lëkurë sensitive.
Përmban ekstra:
- 78% Ujë molle + 7% Acid Glikolik: për benefitet e sipërpërmendura
- 2% Niacinamide: I jep lëkurës shkëlqim dhe mban yndyrën nën kontroll
Përdorimi:
Aplikoni sasi të mjaftueshme produkti në lëkurë të thatë dhe masazhoni derisa të absorbohet. Vazhdojeni rutinën me serumin dhe kremin hidratues. Të përdoret deri 2 herë në javë në rutinën e darkës. Nuk përdoret me aktive të tjera si Vitaminë C, Retinol. Evito zonën rreth gojës dhe syve. Gjatë ditës sigurohu të përdorësh krem kundër diellit. Nuk lejohet në shtatëzani dhe gjidhënie
Ingredientët:








































Vlerësime
Nuk ka asnjë koment.