-25%

Skincode Cellular Anti-Aging Sheet Mask (20ml)

Çmimi origjinal qe: 1390 L.Çmimi i tanishëm është: 1040 L.

Cellular Anti-Aging Sheet Mask është maskë anti-rrudhë e zhytur në esencë me komponentë anti-aging të fuqishëm, të cilët japin rezultat sikur të keni bërë trajtim në sallon. Ingredientët e esencës nxisin prodhimin e kolagjenit, përmirësojnë nivelet e hidratimit, forcojnë barrierën e lëkurës, i shtojnë elasticitetin dhe shkëlqimin e munguar

Cellular Anti-Aging Sheet Mask është trajtim anti-rrudhë për fytyrën, që realizohet falë maskave nga linja Exclusive e Skincode. Me efekt efekt si botoks, zbehi linjat e holla, rrudhat, nxjerr në pah lëkurë më të rigjallëruar dhe të freskët. Jep ndjesi komforti, qetëson lëkurën, nxit rigjenerimin qelizor dhe e hidraton. Në një paketim ka mjaftueshëm esencë potente, në të cilën zhyten maskat e buta të formuara nga material fibrash organike të cilat nuk e ndotin ambientin dhe janë të dekompozueshme.

Përmban:

  • Kompleks ACR: Nxit prodhimin e kolagjenit, i jep lëkurës elasticitet, përmirëson aftësitë komunikuese të qelizave, rrit qëndrueshmërinë dhe tonifikon lëkurën
  • Kompleks Ameliox™, i njohur gjithashtu si Kompleksi për zbutjen e rrudhave: është një preparat liposomal që kombinon Carnosine, një substancë antioksiduese dhe anti-glikacion me dy antioksidantë të fuqishëm të tretshëm në vaj. Një pjesë e saj është me burim nga Milk Thistle, një bimë me lule nga familja e margaritës. Konsiderohet të jetë një alternativë e Botox-it, për shkak të vetive të tij të fuqishme forcuese dhe ‘shtrënguese’ të lëkurës. Rihidraton lëkurën dhe nxit procesin natyror që çon në prodhimin e kolagjenit dhe elastinës
  • Aktiv që cliron endorfinë: nxit rezistencën fizike ndaj baktereve, lehtëson lodhjen
  • Ekstrakt lule Lotusi: Veti hidratuese dhe zbutëse
  • Acid Hialuronik: Hidraton, jep elasticitet dhe tonifikon lëkurën
  • Vitaminë C: Veti anti-oksiduese, zbardhuese, anti-njollë, nxit prodhimin e kolagjenit
  • Ujë Swiss Glacial: është ujë natyral i pastër dhe i pasur me gjurmë mineralesh. Ky lloj uji i jashtëzakonshëm njihet globalisht për vetitë e tij terapeutike, si dhe aftësitë e tij energjizuese dhe ribalancuese në rutinën e kujdesit për lëkurën
  • Vitaminë E: Ka veti anti0-oksiduese dhe hidratuese. I jep lëkurës shkëlqim dhe tonifikon indet. Ai luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e dëmtimit të lëkurës për shkak të rrezeve UVA dhe UVB

Përdorimi:

Vendos mbi lëkurë të thatë maskën dhe masazhoje që të bëjë kontakt me lëkurën. Mbaje në lëkurë për 15-30 minuta dhe largoje butësisht. Mos e shpëla por lejo që të përthithet gjithë lëngu dhe më pas vazhdoj rutinën me serumin dhe kremin hidratues.

Ingredientët:

AQUA (WATER), GLYCERIN, BUTYLENE GLYCOL, 1,2-HEXANEDIOL, PHENOXYETHANOL, ALCOHOL, XANTHAN GUM, ACRYLATES/C10-30 ALKYL ACRYLATE CROSSPOLYMER, DISODIUM EDTA, LECITHIN, CARNOSINE, ETHYLHEXYLGLYCERIN, SODIUM HYDROXIDE, SODIUM ASCORBYL PHOSPHATE, SODIUM HYALURONATE, TOCOPHEROL, POLYSORBATE 80, RHODIOLA ROSEA ROOT EXTRACT, SILYBUM MARIANUM FRUIT EXTRACT, NELUMBO NUCIFERA FLOWER EXTRACT, PALMITOYL DIPEPTIDE-5 DIAMINOBUTYROYL HYDROXYTHREONINE, PALMITOYL DIPEPTIDE-5 DIAMINOHYDROXYBUTYRATE, POTASSIUM SORBATE, SOY ISOFLAVONES.